0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Muderris Ymer Haxhi Prizreni (1826 – 1886),
kryetari i parë i Shqipërisë së Katër Vilajeteve

Më të lexuarat

Muderris Ymer Haxhi Prizreni (1826 – 1886),
kryetari i parë i Shqipërisë së Katër Vilajeteve

Ymer Haxhi Prizreni, (i njohur edhe si Ymer Drini apo si Ymer Prizreni) lindi në vitin 1826 dhe vdiq në vitin 1886, ishte veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryetar i qeverisë së përkohshme të formuar në periudhën e fundit të saj.

Pasi kreu studimet për teologji islame dhe punoi në Medresenë e Prizrenit ku u shqua qysh herët si përkrahës i shtresave të ulëta kundër padrejtësive. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit së bashku me patriotë të tjerë shqiptarë për të mbrojtur tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe për të kërkuar të drejtat e saj kombëtare. Organizoi komisionin e vetëmbrojtjes për sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera që u formuan në Kosovë, mori përsipër të kundërshtonte synimet aneksioniste të Serbisë dhe të sistemonte muhaxhirët e shumtë që u dëbuan nga ushtria serbe.

Më 1877 u zgjodh deputet në parlamentin e dytë osman. Po atë vit hyri dhe në Komitetin Qendror të Stambollit që u formua nën kryesinë e Abdyl Frashërit, me të cilin u lidh deri në fund. Në pranverë të vitit 1878 kryesoi komisionin që organizoi në Prizren mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anëtar të Këshillit të Përgjithshëm në gjirin e të cilit u rreshtua krahas patriotëve të rrymës radikale. Në tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse në janar të vitit 1881, kryetar i qeverisë së përkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinë politike që çoi në vendosjen e administratës shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në organizimin e qëndresës së armatosur.

Rrallë mund të ketë në botë, një popull që ka jetuar fatin e kombit tonë. Bjerë e ngrihu nëpër luftëra, ky popull në krejt ekzistencën e vet, ka jetuar tragjizmin historik, kurdoherë përmes një dëshire e vullneti për t’u ringritur. Në këtë ringritje, kanë peshë emrat e nderuar të bijve të vet, ata që i dhanë shpresë në çastet e mbrame, që i dhanë besë e jetë, që mbajtën të pashuar flamurin e shqiptarizmës. Mes këtyre emrave, bën dritë kurdoherë edhe vepra e Ymer Prizrenit.

I past rahmet shpirti!

/Baki Shala/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit