0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Muaji Sheval, argument për dashurinë e vazhdueshme ndaj Zotit

Më të lexuarat

Pas një muaji agjërim, përshtatja me regjimin e ri është disi e huaj për besimtarin. Madje, kur je duke ngrënë apo duke pirë diçka, për një çast të duket sikur po prish agjërimin. Ky lloj ngurrimi për gabimin e bërë pa dashje kalon sapo të na bjerë ndër mend, se nuk jemi më me agjërim…

Atmosfera e një muaji të tërë, kaq harmonik dhe të veçantë, nuk mund të ndërpritet menjëherë. Pas ditëve të gëzueshme të Bajramit, pas vizitave dhe dhuratave të shumta, është e pëlqyeshme që të agjërohet dhe për gjashtë ditë të tjera brenda muajit Sheval. Mund të agjërohet në ditë të njëpasnjëshme ose të veçuara.

Secili zgjedh atë mënyrë që është më e përshtatshme për të. E rëndësishme është, që këto ditë të plotësohen brenda afatit. Kjo është një tjetër përpjekje e besimtarit, si shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit dhe argument për dashurinë dhe bindjen ndaj Tij.

Profeti (a.s.) ka thënë: “Ai që e agjëron Ramazanin dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval, është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit