5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Muaji i Kuranit: Nuk ka zot tjetër përveç Teje, i pa të meta je Ti, unë i kam bërë padrejtësi vetes

Më të lexuarat

Nga: Dr Aid Karnij

Muaji i Kuranit: Nuk ka zot tjetër përveç Teje, i pa të meta je Ti, unë i kam bërë padrejtësi vetes

Ky është ajeti i zgjidhjes së hallit, çdo rob në hall dhe në telashe që e thotë atë, i zgjidhet halli dhe problemi me leje të Zotit. Ky ajet përmban sekrete të shumta dhe madhështore, si dhe përcjell mesazhe të rëndësishme. Por kjo, për ata që kanë zemër, dëgjojnë dhe arsyetojnë.
Ky ajet, përmban deklarim dhe pranim të njësimit të Zotit, ai përmban deklaratën se Zotit nuk i ngjason asnjë nga krijesat e Tij, si dhe pranim të gjynahut dhe natyrës gabimtare.
Këto janë tre boshtet mbi të cilat bazohet adhurimi i plotë i Zotit dhe arrihet shpërblimi, mëshira, dhembshuria, rizku dhe udhëzimi i Tij. Pikërisht për këtë, Zoti ia zgjidhi hallin dhe e shpëtoi profetin Junus a.s, kur iu lut me lutjen e mësipërme. Kjo lutje ishte për profetin Junus a.s dhe është për çdo besimtar që gjendet në kushte të vështira dhe telashe të mëdha, pasi vetë Zoti e mbyll ajetin me fjalët:”dhe kështu i shpëtojmë besimtarët”
Boshti i teuhidit, njësimit të Zotit, përmblidhet në formulën:” Nuk ka zot tjetër përveç Teje”, boshti që e zhvesh Zotin nga cilësitë e krijesave është në fjalët “i pa të meta je Ti”, kurse boshti i pranimit të gjynahut dhe natyrës gabimtare është në fjalët:” unë i kam bërë padrejtësi vetes”
Me këto fjalë, robi i atribuon Zotit dhe Krijuesit të tij çdo cilësi sublime, e zhvesh nga çdo cilësi krijesash që nuk i shkon Atij për shtat dhe në fund, pranon natyrën e vet gabimtare dhe shkelëse të ligjeve hyjnore. Prandaj dhe kjo lutje radhitet si tek lutjet më të vyera dhe me peshë të rëndë në peshoren e adhurimit dhe përuljes para Zotit.
Nuk ka njeri i cili nuk përballet me fatkeqësi, vuajtje dhe vështirësi. Nëse i lutet Zotit me këtë lutje, me zemër të përhumbur dhe gjithë përgjërim, Zoti do e shpëtojë nga halli dhe telashi ku ka rënë, do ia largojë stresin dhe do e shpëtojë nga sikleti.
Zoti i lartësuar, në librat e Tij, si dhe në traditën profetike, ua ka bërë obligim robërve të vet njësimin dhe zhveshjen nga çdo cilësi të krijesave. Ai na tregon se njeriu i bën padrejtësi vetes dhe të tjerëve, se ai është mohues i të mirave të Zotit dhe se është rebel ndaj ligjeve dhe urdhrave të tij. Këto koncepte përcillen në mënyrë madhështore pikërisht nga ajeti me të cilin kemi titulluar këtë temë. Disa njerëz të mirë dhe të ndershëm, fiksoheshin në përsëritjen herë pas here të këtij ajeti, tek i cili përjetonin gjendje qetësie shpirtërore, sigurie dhe harmonie personale të papërshkrueshme. Shejhul islam, Ibnu Tejmije, e ka interpretuar këtë ajet në mënyrë perfekte, duke cituar dhe tekste që flasin për vlerat e tij. Njerëzit e ndershëm ua sugjeronin njerëzve të tyre të dashur. Për vlerat e saj, do të mjaftonte vetëm thënia e profetit Muhamed a.s, i cili thotë:”Ajo është lutja e Junusit, lutje të cilën nëse e bën një person në hall, do i zgjidhet halli.”
Prandaj është detyrë e njeriut që secilit nga tre boshtet e lartpërmendur, ti japë hakun që i takon, ta shprehë qartë verbalisht, të ketë besim të palëkundur, të veprojë sipas tyre dhe të distancohet nga çdo gjë që i cenon. Thelbi i zhveshjes së Zotit nga cilësitë e krijesave, është duke mos i atribuar Atij cilësi dhe tipare që e përngjasojnë me krijesat, apo duke i atribuar cilësi që Ai vetë nuk ia ka atribuar vetes. Thelbi i pranimit të natyrës gabimtare, bazohet në kalitjen dhe edukimin e unit, duke luftuar vetëpëlqimin dhe mendjemadhësinë, gjë e cila të afron më shumë me Zotin dhe të ndihmon të përmbushësh përuljen dhe adhurimin e plotë ndaj Krijuesit.
 
Përktheu: Elmaz Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit