Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të mërkurën në Kishnicë të Graçanicës ka asgjësuar lodra të ndryshme të konfiskuara.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në rastin e asgjësimit, tha se deri më tani janë asgjësuar 17 mijë lodra dhe sipas tij deri më tani janë ndalur mbi 17 importe në Doganën e Kosovës.
Shala ka bërë të ditur se janë duke punuar që të shtohet edhe numri i inspektorëve, ngase sipasi sipas tij, numri i tyre është i vogël në krahasim me nevojat.
Kujtojmë se ministria Shala në Kuvendin e Kosovës ka treguar se janë duke bërë konfiskimin e lojërave që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.
“Inspektorati i Tregut gjatë muajit prill dhe maj ka marr 15 mostra dhe janë dërguar në Holandë për analiza, ku prej tyre 10 nuk i plotësojnë standardet, 8 nuk e plotësojnë kriterin teknik dhe dy mostra kanë dalë me përbërje kimike të dëmshme. Sa kanë arritur këto mostra menjëherë janë konfiskuar”, kishte thënë ministri Shala.