Para Klinikës Infektive në Prishtinë kanë protestuar infermierët që u janë ndërprerë kontratat nga ministria e Shëndetësisë.
Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me faktin se këto kontrata nuk u janë vazhduar.
Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.
Infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj punë.
E Ministria e Shëndetësisë (MSH) i ka njoftuar se këto kontrata nuk do të vazhdohen më.