9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

MSH: Furnizimi i rregullt me barna dhe material shpenzues gjatë këtij viti rrezikohet seriozisht

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se vijueshmëria e furnizimit të rregullt me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale gjatë këtij viti rrezikohet seriozisht.

Lajmi.net ka raportuar dje lidhur më fitimin e barnatoreve në pandemi (2020) që ishte i njëjtë me vitin 2019, ani pse importi i produkteve medicionale ishte rritur dukshëm në vlerë monetare gjatë vitit të kaluar, krahasuar me vitin 2019.

Sot, Ministria Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar buxhetin e blerjes së barnave sa i përket këtij dikasteri.

“Me qëllim të rritjes së transparencës ndaj publikut, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të informojë lidhur me gjendjen për sa i përket furnizimeve me barna dhe material shpenzues në sektorin publik, përkatësisht në Kujdesin Parësor Shëndetësor që furnizohen nga Ministria dhe programet e veçanta. Buxheti i alokuar për Programin farmaceutik të MSh-së dedikuar për furnizim të institucioneve shëndetësore me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale për vitin 2021 është 5,550,000.00 euro, ndërsa ai i vitit 2020 ka qenë 11,476,913.90 euro. Lista Esenciale për furnizim të nivelit primar numëron gjithsej 282 artikuj prej të cilëve 206 janë barna, ndërsa 76 material shpenzues”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Sipas ministrisë, numri momental i kontratave të nënshkruara për barna është 24, apo shprehur në përqindje 11.65 %. Ndërsa, numri momental i kontratave të nënshkruara për material shpenzues është 12, apo shprehur në përqindje 15.79 %.

“Numri i artikujve që Ministria e Shëndetësisë momentalisht i ka në dispozicion është 109, apo shprehur në përqindje 38.6 %. Sipas kësaj, qëndrueshmëria e artikujve që MSh ka në dispozicion (109) për shumë artikuj është jo më e madhe se gjashtë muaj (do të shpenzohen brenda kësaj periudhe). Bazuar në këto të dhëna, vlerësohet se vijueshmëria e furnizimit të rregullt me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale gjatë këtij viti rrezikohet seriozisht”, thuhët tutje në komunikatë.

MSh thotë se është duke u angazhuar maksimalisht që ta përmirësojë këtë situatë përmes veprimeve konkrete dhe, pas analizimit të hollësishëm të arsyeve që e kanë krijuar këtë situatë, do të marr hapa konkret, që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm i institucioneve shëndetësore të nivelit parësor (QKMF-ve) me artikujt e nevojshëm nga Lista Esenciale e Barnave

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit