4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Mrekullitë e sodës së bukës

Më të lexuarat

Duket e pabesueshme, por realisht soda e bukës bën mrekullia. Efektet mahnitëse të sodës mund t’i shohim që nga përdorimi i saj në dhëmbë e deri të rrobat. Më poshtë po ju tregojmë disa nga përdorimet dhe përfitimet që vijnë nga soda e bukës.

Soda e bukës pastron rrobat

Përdorimi i sodës së bukës, tretur në ujë heq njollat e vështira nga rrobat tuaja. Soda ndihmon në heqjen e njollave të verdha që mbeten nga djersa në bluzat e bardha, njollat e ushqimeve si yndyrat apo frutat. Gjithashtu ajo pastron edhe njollat e bojës.

Përdoreni në kuzhinë

Soda është një pastruese shumë efektive. Duke përdorur pak sodë buke në një sfungjer apo leckë të lagur ju mund të pastroni: yndyrat në furra dhe mikrovalë; njollat e yndyrës në mobilie druri; enët e kuzhinës; frigoriferin në brendësi; frutat dhe perimet për tu hequr pesticidet.

Soda, si produkt për kujdesin dentar

Soda përdoret edhe për dhëmbët. Ajo ndihmon në zbardhjen e tyre dhe parandalimin e formimin gurrëzave. Gjithashtu largon erën e keqe të gojës dhe e pastron atë nga mikrobet.

Përdoret për fytyrën dhe flokët

Soda është një produkt shumë i mirë për lëkurën dhe flokët. Ju mund ta përdorni atë për të shmangur irritimin e lëkurës pas rruajtjes. Gjithashtu ajo përdoret për të parandaluar puçrrat, pasi e pastron trupin dhe fytyrën në mënyrë të përkryer.

Nëse nuk doni t’i lani flokët me shampo, përdorni sodën, e cila ndër të tjera parandalon edhe zbokthin.

Përdorime të tjera

Ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë, por në rast zjarri soda mund të përdoret për shuarjen e tij.

Veç kësaj, soda mund tu ndihmojë në mbajtjen e buburrecave jashtë shtëpisë apo edhe për të vrarë insektet e tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit