1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mrekullia numerike e Kur’anit

Më të lexuarat

Hekuri dhe përshkrimi numerik dixhital i Kur’anit
Pesha kimike e Izotopeve të Hekurit është 57
Emri i sures kuranore ku përmendet Hekuri dhe vetitë e tij është El Hadid. Në arabisht ndarja bëhet në këtë mënyrë
ا ل ح د ي د
ا Elif në alfabetin arab është me nr =1
ل Lam në alfabetin arab është me nr = 30
ح Ha në alfabetin arab është me nr = 8
د Del në alfabetin arab është me nr = 4
ي Je në alfabetin arab është me nr = 10
د Del në alfabetin arab është me nr = 4
Totali i vlerave numerike të shkronjave= 57
Ky është numri i njërit Izotop të hekurit = 57
Numri rendor i sures Hadid (Hekuri) në Kur’an është 57, nëse e numërojmë nga fillimi.
Por nëse do ta numëronim nga fundi, surja Hadid është e 58 në rend
Po kaq është numri i Izotopit tjetër të Hekurit 58.
Numri i dy prej Izotopeve të tjera të Hekurit është 29 dhe 30.
Por edhe numri i ajeteve të Sures Hadid është 29, pa llogaritur Bismilahi Rrahmani Rrahim) në fillim te saj. Bashke me të bëhen 30 ajete.
Emri “Allah” në sure përmendet 30 herë, po aq sa është izotopi i dytë i Hekurit.
Numri atomik i hekurit është Fe 26
Po kaq është numri rendor i ajetit në të njëjtën sure, po të llogarisim si ajet edhe Bismilahi Rrahmani Rrahim.

Origjina e Hekurit
Shkencërisht hekuri është një lëndë e cila konsiderohet jashtëtokësore. Madje edhe jashtë sistemit tonë diellor. Shkencëtarët kane arritur në këtë përfundim pasi kanë provuar se atomet e Hekurit nuk mund të formohen kurrsesi në sistemin tonë diellor, sepse kërkojnë temperatura shumë më të larta se ato të diellit tonë.
Për këtë arsye shkencëtarët besojnë se Hekuri është material i ardhur në tokë nga sisteme të tjera diellore, me ane të asteroideve të ndryshëm.
Çuditërisht edhe Kur’ani kështu e cilëson Materialin e Hekurit dhe praninë e tij në tokë, ku thuhet:
“E kemi zbritur Hekurin, në të cilin ka një fuqi të madhe.
A mendoni se një analfabet mund t’i thoshte nga vetja e vet këto fjalë, në këtë renditje numerike me këtë emërtim?
Apo akoma vazhdoni te mendoni se Muhamedin e mësoi dikush tjetë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit