5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mrekullia e Muhamedit (alejhi selam) u zbulua pasi shpenzuan 100 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Ky është rrëfimi që ndodhi në kohën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem. Jobesimtarët e Mekës i thanë Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem: “Nëse vërtet je i Dërguar i Allahut, po të kërkojmë si mrekulli argument për ne që ta ndash Hënën në dy pjesë” dhe i premtuan se do ta besojnë nëse do të kishte mundësi që ta bënte atë gjë. Atë natë Hëna ishte e plotë.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem iu lut Allahut të Lartësuar për këtë mrekulli që të ishte si argument për pejgamberllëkun e tij dhe që t’i besojnë Atij. Allahu i Lartësuar ia dhuroi Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem këtë mrekulli madhështore dhe pasi Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem bëri me dorë nga Hëna, ajo u nda në dy pjesë por jo vetëm kaq, njëra pjesë shkoi nga kodra Safa, kurse pjesa tjetër shkoi në drejtim të kodrës Kajkaa, përballë kodrës Safa derisa e panë kodrën Hira mes dy gjysmave të Hënës.
Dhe thanë: “Na bëri magji Muhamedi!” Pastaj thanë se nëse na ka bërë neve magji, nuk ka mundësi që t’i bëjë magji tërë njerëzimit! Ebu Xhehli tha: “Pritni edhe ndonjë ditë derisa t’i pyesim malësorët dhe nëse ata na rrëfejnë për ndarjen e Hënës, atëherë ajo është e vërtetë. E nëse jo, atëherë Muhamedi na ka bërë magji në sytë tanë.
Pasi erdhën malësorët dhe rrëfyen për ndarjen e Hënës, Ebu Xhehli dhe jobesimtarët e Mekës thanë: “Kjo është një magji e vazhdueshme”, kurse Allahu i Lartësuar në lidhje me këtë ngjarje zbriti ajetet kuranore:
“Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh). Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!” Dhe përgënjeshtruan e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrin cakun e fundit. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë). Urtësi e përsosur (është Kur’ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet! Pra, largohu prej tyre. Ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.” (Kuran, sure Kamer: 1-6)
Me kaq përfundon rrëfimi që ndodhi në kohën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem.
Doktor Zglul Nexharë, studiues bashkëkohor, thotë: “Ne një seminar në njërin nga fakultetet britanike u thash se ndarja e Hënës, që ishte mrekulli e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem, është vërtetuar në kohën bashkëkohore dhe u rrëfeva se si e kanë vërtetuar atë.
Njëri nga vëllezërit britanikë që ka shumë interesim për Islamin quhet Daud Musa Bejtuk, i cili tani është udhëheqës i Lëvizjes islame të Britanisë, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në emër të Islamit që po përhapet me të madhe në Perëndim. Kur ai ishte duke bërë studime për fetë njëri nga shokët e tij i dhuroi një përkthim të Kuranit në gjuhën angleze dhe kur e hapi në suren “Kamer” (Hëna) lexoi: “Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar e Hëna është çarë (në dysh)” (Kamer: 1) Mendoi me vete a ka mundësi të ketë ndodhur kjo?
Pastaj e lexoi Kuranin deri në fund dhe nuk e hapi më.
Një ditë prej ditësh, përderisa ishte ulur pranë televizorit duke ndjekur një program në BBC, prezantuesi i programit bënte dialog me tre studiues amerikanë dhe i kritikonte se Amerika ka shpenzuar qindra miliona dollarë për fluturime e zbulime kozmike në kohën kur miliona njerëz vuajnë nga varfëria e rëndë, kurse kozmonautët mundoheshin t’i arsyetonin shpenzimet për fluturime kozmike duke thënë se ka pasur dobi të mëdha si në bujqësi edhe në ndërtimtari e shumë dobi të tjera shkencore.
E pastaj përmendën disa udhëtime kozmike deri në Hënë, se si qëndruan mbi sipërfaqen e Hënës për studime të cilat kushtuan përafërsisht 100 miliardë dollarë.
Udhëheqësi i emisionit tha: “Tërë këto shpenzime kaq të mëdha vetëm që të vendosni flamurin amerikan mbi sipërfaqen e Hënës?! Por ata i treguan se si e kanë studiuar përbërjen e brendshme të Hënës që të vërtetojnë ngjashmërinë e saj me përbërjen e Tokës, kurse pastaj njëri prej tyre tha: “Zbuluam një gjë shumë të çuditshme. Zbuluam një vijë të gjerë e të gjatë e të thellë me gurë të shprishur deri në brendësinë e Hënës dhe këto të dhëna na dhanë të kuptojmë se nuk ka pasur mundësi që të ndodhë kjo assesi vetëm nëse është ndarë Hëna një herë më parë e pastaj sërish është bashkuar dhe ata gurë kanë mbetur ashtu pas bashkimit.”

Daud Musa Bejtuk thotë: “Kërceva nga shtrati duke thënë se kjo mrekulli qe ajo që Allahu i Lartësuar ia ka dhuruar Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem para 1400 vitesh në atë shkretëtirë dhe tani i ka nënshtruar amerikanët bashkëkohorë që të shpenzojnë miliona dollarë që t’ua vërtetojnë muslimanëve këtë mrekulli të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue selem. Me të vërtetë kjo është feja e vërtetë!
Kështu sure El-Kamer u bë shkak për udhëzimin e ti, pasi qe fillimisht shkaktare për refuzimin e Islamit prej tij.
Përktheu: Hevzi Kadriu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit