14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Pse gratë qajnë?

Më të lexuarat

I biri e pyeti nënën: Pse po qan!
Iu përgjigj: Qaj ngase jam grua…

I biri i tha: Unë nuk po e kuptoj këtë!!
Nëna e përqafoi dhe i tha se ti këtë nuk do ta kuptosh asnjëherë…

I biri pastaj e pyeti prindin e vet: Pse qan nëna ime pa asnjë arsye?
Prindi iu përgjigj: Të gjitha gratë qajnë pa asnjë arsye…

I biri u rrit dhe u bë burrë dhe ende mbeti pa e ditë se pse qajnë gratë!! Në fund e pyeti një dijetar të urtë: Pse qajnë gratë!!
Dijetari iu përgjigj: Kur Allahu e krijoi gruan, i bëri të ketë shpatulla shumë të forta, e ta bartë barrën e botës…

I bëri asaj të ketë krahë të butë, e të jep rehati…

I dha asaj fuqi të brendshme ta përballon lindjen e fëmijëve dhe ta përballojë refuzimin që ia bëjnë asaj kur ata të rriten…

I dha asaj qëndrueshmëri t’i përballojë vështirësitë e familjes dhe të përkujdeset për ta… dhe të mbetet e heshtur në kushtet më të vështira, edhe atë pa u ankuar fare… Edhe atëherë kur të gjithë dështojnë dhe pikëllohen, ajo mbetet e heshtur…

I dha asaj dashuri ndaj fëmijëve të saj që nuk përfundon dhe ajo dashuri nuk ndryshon edhe nëse ata ia kthejnë me të keqe dhe i shkaktojnë asaj dhembje… Dhe në fund…

I dha asaj lot, t’i rrjedhin kur ka nevojë dhe ta nxjerr barrën e kësaj përgjegjësie të madhe… që më vonë të mundet ta vazhdojë udhëtimin më tutje… Kjo është pika e vetme e dobët e saj… Prandaj, respektoni lotët e grave të botës… edhe nëse ato dalin pa asnjë sebep!!

Hoxhë Irfan Jahiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit