0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

MREKULLIA E KRIJUESIT – ZHVILLIMI EMBRIONAL DHE LINDJA E JASHTËZAKONSHME E KANGURIT

Më të lexuarat

Sistemi për shumëzim te kanguri është tërësisht i ndryshëm në krahasim me gjitarët e tjerë. Embrioni i kangurit kalon nëpër stade të caktuar të zhvillimit të tij jashtë mitrës. Menjëherë pas mbarësimit, kanguri i porsalindur i gjatë vetëm 1 cm vie në botë i verbër (menjëherë pas mbarësimit???? Me pult komandimi bëhet???? Të verifikohet ose ndryshohet. Mesa lexova unë i duhen 33 ditë në vezore pastaj ndodh kjo procedura e dytë. Këtë e citon edhe autori më poshtë???).
Rëndom në kohë të caktuar lind vetëm një kangur. Në këtë stadium (stad, fazë, etapë) ai quhet “neonat” (i porsalindur). Edhe pse të gjithë gjitarët e kalojnë këtë stadium (stad, fazë, etapë) në mitrën e nënës, kanguri i vogël vjen në botë kur është i gjatë vetëm 1 cm. Në këtë kohë, ai ende nuk është i zhvilluar, këmbët e para të tij janë në periudhën e formimit, ndërsa këmbët e pasme duken si dy zgjatje të vockla.
Padyshim, kanguri i vogël në këtë gjendje nuk mund ta lërë nënën. Duke dalë nga mitra, neonati fillon të lëvizë lart nëpër leshin e nënës, nëpërmes këmbëve të para dhe kështu arrin deri te strajca e nënës pas tre minuta udhëtimi. Për kangurin e vogël strajca paraqet mitrën për gjitarët e tjerë. Përderisa gjitarët e tjerë vijnë në botë si bebe, kanguri është embrion kur del nga mitra. Këmbët e tij, turiri si dhe shumë organe të tij nuk e kanë arritur ende formën përfundimtare. Kur arrin deri te strajca e nënës, neonati ngjitet prej njërës nga katër gjinjtë e saj dhe fillon të thithë. Në këtë stadium (stad, fazë, etapë), nëna hedh edhe një qelizë vezore nga vezoret dhe vjen deri te formimi i qelizës së re në mitrën e saj. Femra edhe një herë mbarësohet dhe qeliza e re frytohet.
Kësaj radhe veza nuk fillon menjëherë të zhvillohet. Nëse në Australi është thatësirë e madhe, që zakonisht ndodh shpesh, veza e fekonduar në mitër ngec e pazhvilluar, përderisa nuk kalon thatësira. Mirëpo, nëse ka shira të shumtë dhe luadhe e begati, zhvillimi i vezës përsëri fillon.
Në këtë stadium (stad, fazë, etapë) të zhvillimit ballafaqohemi me pyetjen: Kush e bëri këtë llogaritje, kush e rregulloi zhvillimin e vezës në përputhshmëri me kushtet e jashtme? Veza, kurrsesi vetë nuk ka mundësi ta bëjë këtë renditje, ngase ajo nuk ka mend për kushtet kohore nga jashtë. Po ashtu nëna nuk ka mundësi të planifikojë diçka të tillë, ngase ajo nuk ka kontroll mbi zhvillimin që kryhet në trupin e saj.
Kjo ngjarje mahnitëse në tërësi është e kontrolluar nga Krijuesi i Plotfuqishëm, i Cili krijoi të gjithë elementet që marrin pjesë në këtë proces të jashtëzakonshëm.
Lexojmë duke medituar versetin e Kur’anit Fisnik:
“Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.” (El – Furkan, 2)

Kur kushtet klimatike janë të favorshme, tridhjetë e tre ditë pas frytnimit, neonati i ri me madhësi fasule, fillon të rrëshqasë nga mitra dhe arrin mu sikur vëllai i tij. Ndërkohë, neonati i parë në strajcë është rritur dukshëm.
Ai vazhdon jetën e tij, pa e rrezikuar në asnjë mënyrë vëllain e tij, i cili është i gjatë vetëm 1 cm. Kur arrin moshën 190 ditë, ai mund të bëjë udhëtimin e tij të parë jashtë strajcës. Pas 235 ditësh, ai tërësisht e lëshon strajcën, duke u bërë i pavarur. Shpejt pas kangurit të dytë, femra përsëri mbarësohet. Pra, femra ka tre të vegjël që varen nga ajo. I pari mund të ushqehet me bar, por kohë pas kohe i kthehet nënës për të thithur, i dyti ende zhvillohet gjithnjë duke thithur, kurse i treti është neonat, i cili është më i vogli.
Ajo që është më mahnitëse është fakti se tre të vegjlit, të cilët janë në shkallë të ndryshme të zhvillimit, e që të gjithë varen nga qumështi, ushqehen me qumësht të ndryshëm në përputhshmëri me madhësinë e tyre. Qumështi të cilin e thith i vogli shpejt pasi vjen deri te gjiri është pa ngjyrë, pastaj bëhet i bardhë dhe i ngjan qumështit. Sasia e yndyrës dhe përbërësve të qumështit rritet paralelisht me zhvillimin e të vegjëlve.
Në të njëjtën kohë, përderisa i vogli thith qumësht të përgatitur për nevojat e tij, qumështi i cili tretet më lehtë del nga gjiri i cili thith i vogli tjetër. Në këtë mënyrë, trupi i nënës njëkohësisht prodhon dy tipa qumështi me përbërës të ndryshëm. Kur lind kanguri i tretë, prodhohen tre tipa qumështi me përbërës të ndryshëm, qumështi më i ushqyeshëm për kangurin më të vjetër dhe qumështi me sasi më të vogël të yndyrave dhe përbërjesh ushqyese për më të voglin. Mrekullia tjetër është që secili kangur i vogël e gjen gjirin e specializuar për të. Ky sistem i ushqimit është tejet i rëndësishëm dhe paraqet një produkt special të krijimit.
Nëna gjithë këtë, në asnjë mënyrë, nuk mund ta rregullojë me vetëdije. Si është e mundur që një kafshë të përcaktojë përbërësit e qumështit që janë të nevojshëm për kangurin e vogël në shkallë të ndryshme të zhvillimit? Si mund ta prodhojë këtë qumësht në trupin e saj, duke e ndarë dhe përcjellë nëpër tre kanale të ndryshëm?
Nuk ka dyshim që femra e kangurit nuk është në gjendje të bëjë ndonjë nga këto që u përmendën. Madje ajo nuk është e vetëdijshme që nga trupi i saj dalin tre lloje qumështi. Ky proces mahnitës padyshim është mrekulli e Krijuesit të Plotfuqishëm, i Cili çdo send e krijoi në mënyrë të përsosur:
“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I Cili krijoi dhe përsosi. Dhe i Cili përcaktoi e orientoi.” (El – A’la, 1-3)

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit