1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

MPJ turke: Askush nuk mund të urdhërojë dhe as të kërcënojë Turqinë

Më të lexuarat

“Askush nuk mund të urdhërojë Turqinë dhe as të kërcënojë vendin tonë. Retorika kërcënuese kundër Turqisë është e papranueshme”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Hami Aksoy…

 

Një reagim i ashpër ndaj përpjekjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të ndërhyrë në gjyqësorin e pavarur turk, ka ardhur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Turqia është një shtet sovran me një traditë demokratike të rrënjosur thellë dhe rend politik që mbështet sundimin e ligjit. Askush nuk mund të urdhërojë Turqinë dhe as të kërcënojë vendin tonë. Retorika kërcënuese kundër Turqisë është e papranueshme.

Për të përmirësuar marrëdhëniet e tij me SHBA-në, vendi ynë ka shfaqur vullnetin e nevojshëm politik dhe ka bërë pjesën e tij më shumë sesa duhet. Është e pamundur të pranosh mesazhet kërcënuese të administratës amerikane, të cilat shpërfillin tërësisht aleancën tonë dhe marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona.

Sa i përket rastit Brunson, informacione të nevojshme u janë dhënë bashkëbiseduesve amerikanë në raste të ndryshme dhe është shprehur qartë se kjo çështje është tërësisht në kompetencë të gjyqësorit të pavarur turk.

Ne ftojmë administratën e SHBA që të lërë këtë retorikë të gabuar dhe t’i kthehet kornizës ekzistuese të dialogut konstruktiv që ne kemi vazhduar deri më tani”, deklaroi zëdhënësit i MPJ turke, Hami Aksoy, në përgjigje të një pyetjeje mbi mesazhet e publikuara në mediat sociale nga Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ndihmësi i tij, Mike Pence.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit