0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

MPJ publikon dokumente ku dëshmohet se serbët tentuan t’i fshihnin krimet e bëra në Kosovë

Më të lexuarat

Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka publikuar dokumente ku dëshmohet se Serbia ka tentuar në Rambuje të fshehë krimet që ka bërë në Kosovë.

“Ky është një dokument zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) qe mbanë datën : 17 shkurt 1999. Në këtë dokument të Këshillit Qendror të SPS-it, ndër shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë Konferencës në Rambuje, mund të lexojmë edhe tentimin për fshehje të masakrave dhe debimeve masive nga shtëpitë të qytetarëve të Kosovës. Krejt kjo bëhej me qëllimin e vetëm për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtar dhe NATO-në”, thuhet në postimin e Zyberajt.

Ai ka theksuar se këto dokumente duhet të shërbejë si bazë për ta thirrur Ivica Daçiqin në Gjykatën Speciale.

“Ai ka marrë pjesë në planifikimin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga Serbia. Ne duhet të sfidojmë Dick Marty dhe Gjykatën Speciale për krimet e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë. Gjykata ka mandat krimet e luftës në Kosovë, pra edhe këtë veprim të Ivica Daçiçit si si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale të Serbisë siç e ka kategorizuar ICTY”, ka thënë Zyberaj.

https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10215515823344530

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit