“Dënojmë sulmin e kryer në rajonin Rashidin të Halepit, i cili rezultoi me vdekjen e dhjetëra civilëve”, thuhet në deklaratën me shkrim të MPJ të Turqisë
ANKARA (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dënoi sulmin në rajonin Rashidin të qytetit Halep në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë thuhet: “Dënojmë sulmin e kryer në rajonin Rashidin të Halepit, i cili rezultoi me vdekjen e dhjetëra civilëve”.
Duke uruar mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën në sulm, si dhe shërim të shpejtë për ata që janë të plagosur në deklaratë më tej thuhet: “Shihet se është i domosdoshëm garantimi i sigurisë në vendet ku ndodhen civilët me qëllim të parandalimit të tragjedive të tilla njerëzore si dhe krijimi i zonave të sigurta në mënyrë që të arrihet dorëzimi i ndihmave humanitare në vend”.
Në deklaratë po ashtu theksohet se “Ky sulm ka treguar edhe një herë rëndësinë e fuqizimit të armëpushimit dhe të përhapjes së tij në tërë vendin, i shpallur më 30 dhjetor të vitit 2016 në Siri”.