12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

A e kam gjynah që nganjëherë po ua jap dorën femrave për shkaqet e lartpërmendura?

Më të lexuarat

Pyetja:

Jam duke e praktikuar elhamdulilah Sunetin e Pejgamberit a.s. rreth çështjes së mosdhënies së dorës femrave. Që një vit e gjysmë e praktikoj, por nganjëherë nuk po mundem ta zbatoj, si p.sh. kur ka ndonjë tubim në institucione sepse në institucionin ku punoj, udhëheqësit po thonë së kështu po na i largon investitorët në dhënien e donacioneve duke mos i përshëndetur me dorë ato femra që i përfaqësojnë ato firma, investitorë. Gjërat po m’i rrisin shumë pa qenë ashtu puna e dorës, aq shumë u rrit kjo punë, saqë në një mbledhje thotë udhëheqësi i institucionit “duhet të largojmë prej pune njeriun e tillë (për mua)”. Pyetja ime është se a e kam gjynah që nganjëherë po ua jap dorën femrave për shkaqet e lartpërmendura?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Është shumë problematike të japësh përgjigje për lejimin e praktikës së këtillë, pasi çështja e mosdhënies së dorës femrave të huaja nuk është aq e thjeshtë siç mund ta konsideronte dikush. E kemi parasysh se disa fukaha bashkëkohorë janë më liberalë në këtë, por citatet të cilat e ndalojnë një veprim të këtillë janë mjaft të qarta dhe të drejtpërdrejta. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, na e tërheq vërejtjen për një praktikë të këtillë. Ai në një hadith, të cilin e transmeton Makal ibni Jesari, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Më mirë për ju është që të goditeni me një shufër (gjilpërë) hekuri sesa të prekni gruan që nuk ju lejohet.” (Shënon Taberani dhe Bejhakiu.)

Ndërsa Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton: “Vallahi, nuk e ka prekur dora e Pejgamberit alejhi selam kurrë dorën e ndonjë femre (që nuk i lejohet).”

Duke pasur parasysh sqarimin e sipërpërmendur, vëlla i nderuar, ne nuk mund të marrim përsipër që t`ju japim fetva se në rastin konkret tuajin ju lejohet ta veproni një gjë të tillë. Mendojmë se për ne është barrë dhe përgjegjësi para Allahut të Plotfuqishëm që të japim një fetva të përgjithshme në lidhje me këtë. Posaçërisht pasi mund të jetë edhe pretekst për të tjerët, të cilët mund të ballafaqohen me situata të ndryshme, shumë të thjeshta, që ta tejkalojnë këtë ndalesë duke u mbështetur në atë që do ta thoshim ne. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
26.4.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit