25 C
Pristina
Tuesday, July 2, 2024

MPB gjatë përleshjes janë lënduar 10 policë, ja raporti i policës për zhvillimet në Kuvend

Më të lexuarat

Në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton SHENJA.

“Sot rreth orës 18:50 qytetarët të cilët kanë protestuar nën organizmin e iniciativës qytetare ‘Për Maqedoni të bashkuar’, dhunshëm janë future në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë, Gjatë prishjes së rendit publik janë lënduar 10 zyrtar policor të cilët janë dërguar në klinikat e Shkupit”, kanë thënë nga MPB.

Në shtabin koordinues , thuhet në komunikatë, janë prezent: Ministri I iPunëve të Brendshme Agim Nuhiu, Drejtori i Byrosë së Siguri Publike Mitko Çavkov, Zëvendësdrejtori I Byrosë për Siguri Publike Besir Deari, ndihmësit e ministrit si dhe operues tjerë.

Në orën 20.08 në Shtabin Operativ- Drejtori i Byrosë për Siguri Publike- Mitko Çavkov ka lëshuar urdhër që të sigurohen kushte për evakuim të sigurt të deputetëve dhe vendosjen e rendit dhe qetësisë publike.

Në orën 20:27 anëtarët e pjesëtarët e njësisë speciale kaun hyrë në Kuvendin e Maqedonisë dhe deri në orën 20:43 janë evakuuar 30 deputetë.

Po ndërmerren masa edhe më tej në Kuvend.

Ministri i punëve të brendshme do të jep njoftime shtesë në lidhje me zhvillimet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit