1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Mott Macdonald”, investon 900 milionë dollarë në Turqi

Më të lexuarat

Kompania britanike “Mott MacDonald” do të bashkëpunojë me atë turke “İçanadolu Doğalgaz Elektrik Üretim” për të ndërtuar turbinën me gaz të termocentralit, që do të ndërtohet në provincën Kërëkale.

Projekti paraqet një nga investimet më të mëdha në Turqi në vitet e fundit. Centrali do të përdorë një sistem efikas të kombinuar me atë të ciklit të “General Electric”, që përmban gazin dhe turbinat me avull, gjeneratorë dhe kontrolle.

“Mott MacDonalds”, do të shqyrtojë dhe do të verifikojë projektimin e termocentralit duke kryer inspektime të fabrikës.

“Ky projekt i ri në Kërëkale do të ketë përfshirje të konsiderueshme nga zyra jonë në Stamboll, e cila është duke punuar në disa projekte të tjera të energjisë në vend”, u shpreh Çetin Atmaxha, menaxher kryesor i kësaj kompanie për Turqinë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit