1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Motorola lanson telefonin me ekran të pathyeshëm

Më të lexuarat

Kompania Motorola, tani pronë e kompanisë Lenovo, ka lansuar smartfonin e ri me ekran të pathyeshëm, Moto X Force, në Indi me çmim prej rreth 675 euro.

Moto X Force është version ndërkombëtar i modelit Motorola Droid Turbo 2.

Sa i përket specifikave, Moto X Force vjen me ekran të pathyeshëm 5.4-inç AMOLED QHD, procesorin Snapdragon 810 me tetë bërthama dhe grafikën Adreno 430, 3 gigabajt RAM memorie, si dhe me baterinë prej 3.760 mAh, transmeton Koha.net.

Moto X Force është thënë se do të punojë me sistemin operativ Android 5.1.1 Lollipop, por tani thuhet se do të vjen me Marshmallow një javë pas lansimit.

Bateria prej 3.760 mAh ka mundësinë që të mbushet shumë shpejtë, diku rreth 15 minuta, dhe mund ta qëndrojë deri në 18 orë me vetëm një mbushje.

Ekrani i pathyeshëm i Moto X Force është i formuar nga pesë shtresa – një shtresë prej alumini, një shtresë e mbuluar me një lente të brendshme në mënyrë që të bëjë fotografi më të mira, dy ekrane të ndjeshme në prekje, si dhe në shtresën e fundit është e vendosur një lente e jashtme e cila ruan cilësinë e fotografisë, transmeton Koha.net. Këto dy ekrane janë të vendosur qëllimisht, në rast se thyhet njëri, tjetri është aty si zëvendësues.

Megjithatë, ekrani i këtij smartfoni është rezistentë ndaj gërvishtjeve, ndërsa kompania Motorola u ka mundësuar përdoruesve që të ndërrojnë shtresën e fundit të ekranit në rast se gërvishtet shumë.

Moto X Force është në dispozicion me 32 dhe 64 gigabajt të memories së brendshme, të cilat mund të zgjerohen deri në 2 terabajt përmes kartelës microSD.

Ky smartfon ofron mbështetje për lidhjen 4G LTE, Wi-Fi dhe Bluetooth. Po ashtu vjen me kamerën kryesore prej 21 megapikselë me auto fokus dhe kamerën e përparme prej 5 megapikselë me një lente të gjerë në mënyrë që të mund ta dalin më shumë njerëz kur bëjnë selfie.

Moto X Force do të dalë në shitje më 8 shkurt.

https://www.youtube.com/watch?v=MzvV6F8eSH8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit