0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

MOSKË – NGRIHET PËR TË SHTATËN HERË ÇADRA E RAMAZANIT

Më të lexuarat

Në Moskë është ngritur një çadër e Ramazanit…

Çadra e Ramazanit që këtë vit ngrihet për të shtatën herë në Moskë, solli së bashku myslimanët rusë të cilët përfaqësojnë kombe të ndryshme.

Në ceremoninë e hapjes të çadrës së Ramazanit që u ngrit përpara Xhamisë së Parkut të Fitore merrnin pjesë shumë të ftuar ndër të cilëve ishte edhe Kryetari i Myftinive të Rusisë Ravil Gaynuddin, autoritete nga Bashkia e Moskës, përfaqësues të feve të tjera dhe ambasadorë të huaj.

Gaynuddin, bëri një deklaratë përpara ceremonisë së hapjes së Çadrës së Ramazanit ku tha se po afrohen 10 ditët e fundit të muajit të Ramazanit dhe i cilësoi këto ditë, si ditë që Allahu i fal besimtarët e tij.

Gaynuddin gjithashtu shprehu lumturinë që ndjen për rihapjen e Çadrës së Ramazanit në këto ditë të shenjta.

Pasi e falënderoi Bashkinë e Moskës për kontributin që dha për ndërtimin e çadrës së Ramazanit, Gaynuddin tha: “Ne do të lutemi që këtej së bashku për myslimanët në vendin tonë dhe për ata në mbarë botën. Allahu ua pranoftë agjërimin tuaj”.

Më pas ai së bashku me një autoritet të Bashkisë së Moskës preu kordelen e Çadrës së Ramazanit dhe lëshoi në qiell një pëllumb të bardhë si shenjë e paqes.

Programi i iftarit të parë kolektiv ku merrnin pjesë rreth 300 persona me kombe të ndryshme filloi me leximin e Kuranit dhe më pas vijoi me fjalimet e rastit.

Me ezanin e kënduar nga muexini, mysafirët hapën edhe iftarin dhe më pas ata dëgjuan ilahitë e kënduara nga grupi i Medinës.

Kjo traditë që në Moskë nisi 7 vjet më parë me iniciativën e Bashkisë së Ankarasë vijohet nga myslimanët vendas.

Çdo vit gjatë ditëve të Çadrës së Ramazanit në Moskë, organizohet edhe Dita e Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit