6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

KAPITALIZMI I BALLKANIT: PASURIMI NË KUSHTE TË DYSHIMTA

Më të lexuarat

Guvernatori i Bankës Qendrore të Serbisë, NBS, Dejan Shokiç, pas heqjes së tij nga detyra, deklaroi se disa biznesmenë i kanë bërë presion qeverisë serbe. Kurse para disa javësh, ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç kishte thënë se disa biznesmenë nuk donin ta shihnin atë përsëri në kolltukun e presidentit. Këto lloj deklaratash kanë rihapur debatet për ndikimin e sotëm në politikë, të disa personave që në vitet 1990, në Ballkan u bënë të pasur në kushte të dyshimta.

Në Ballkan, një nga fenomenet e përjetuara gjatë periudhës së trazicionit të ekonomisë së tregut, ishte dalja pa pandehur në shesh të disa personave që zotëronin kapital të fuqishëm. Disa individë, emrat e të cilëve nuk para njiheshin më parë, arritën me sukses të kthehen në biznesmenë të pasur. Të pasurit e parë dolën nga elita e komunistëve të vjetër, veçanërisht nga ata që ishin në pozicionin e administruesve të jetës ekonomike të vendit. Sepse disa nga bizneset publike dhe disa nga pasuritë e patundshme brenda natës kaluan në pasurinë private të ish-komunistëve. Kurse luftërat e përjetuara në rajon, nëpërmjet aktiviteteve kriminale, siguruan pasurimin e disa politikanëve dhe të afërmve të tyre. Në vitet 1990, embargot e aplikuara nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë, inkurajuan tregtinë e jashtëligjshme dhe krahas kësaj u bënë shkak për zhvillimin e rrjetit të kontrabandës përtej kufirit të bazuar në mbrojtjen politike në rajon.

Në Ballkan, edhe gjatë periudhës kur u përjetua hiperinflacioni, disa individë të mbështetur politikisht, e rritën edhe më tepër kapitalin e tyre. Personat në fjalë, mundën të tërhiqnin nga bankat publike kredi të mëdha me valutë pa indeks dhe duke e ripaguar kredinë me monedhën vendore që e kishte humbur gati plotësisht vlerën e saj, arritën të bëjnë një pasuri të madhe. Për shembull, përkrahësit e Sllobodan Millosheviçit në Serbi dhe ata të Franjo Tuxhman në Kroaci u shpërblyen në këtë mënyrë si dhe në mënyra të ngjashme.

Privatizimet e pakontrolluara që u bënë në rajon, shpesh u krahasuan me grabitje të ligjshme. Para së gjithash, privatizimi u bë një mjet pastrimi parash. Nga ana tjetër, disa administrata publike ju shitën disa individëve me kushte tepër të përshtatshme. Blerja e këtyre administrimeve publike nënkuptonte edhe blerjen gati badihava të tokave të vendeve më të bukura të qytetit. Sepse në disa raste, qëllimi i vërtetë i blerjes së kompanisë, nuk ishte për ti vënë ato në punë, por për të siguruar përfitim mbi tokat dhe për këtë shkak administratat publike u zhdukën plotësisht. Kjo është edhe arsyeja që disa qytete që në të shkuarën përmendeshin si qendra të rëndësishme industriale, e kanë humbur gjallërinë e tyre.

Këta persona që të paktën në fillim e krijuan kapitalin me rrugë të dyshimta, tani besohet se janë të implikuar në politikë, madje për disa raste besohet se ata i japin drejtim jetës politike në vend. Dihet se fushatat mjaft të shtrenjta të politikanëve, financohen falë këtyre biznesmenëve. Kurse në shkëmbim të kësaj, besohet se brendësia e rregullimeve ligjore në lidhje me jetën ekonomike, përcaktohet në avantazh të biznesmenëve që kishin siguruar mbështetje. Përgjithësisht, objektivi i biznesmenëve në rajon, është që të mbrojnë pjesën e lartë të përfitimit sipas rregullimeve ligjore të nxjerra nga politikanët. Në këtë temë, një deklaratë që mund të quhet edhe si një pohim i kësaj çështjeje, erdhi nga Boris Tadiç, pasi ky i fundit humbi postin e presidentit. Tadiç bëri të ditur se disa biznesmenë në Serbi, duke marrë mbështetjen e shtetit, rrisin pasuritë e tyre nën kushte ku nuk ekziston konkurrenca.

Normalisht, në vendet ku sigurohet superioriteti ligjor, kapitali që ngrihet në kushte të dyshimta si dhe lidhjet me politikën, duhen inspektuar. Por përgjithësisht, qeveritë e vendeve të Ballkanit, preferojnë të heshtin. Faktikisht edhe disa burime mediatike të rëndësishme të rajonit që kanë lidhje me botën e biznesit, hezitojnë që të trajtojnë më thellë këto lloj temash. Për këtë arsye, për ata që kërkojnë të kenë biznes në Ballkan, më i rëndësishëm vazhdon të jetë zotërimi i afrimitetit me qeverinë dhe lidhjet me botën e biznesit.

Ndër çështjet themelore që kërkon Bashkimi Evropian nga vendet e Ballkanit janë përpjekjet ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por për fat të keq, vetëm në Kroaci filluan të bëhen shqyrtime në mënyrë më serioze ndaj atyre që janë pasuruar në mënyrë të dyshimtë si dhe politikanëve që i mbështesin ata. Në këtë kuadër, dihet se po procedohet dhe ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader. Kurse vendet e tjera të rajonit, duke përfshirë këtu edhe Bullgarinë dhe Rumaninë që bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian, vazhdojnë të marrin notë të ulët nga Brukseli në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo tregon se lidhjet ndërmjet kapitalit, politikës dhe medias, në vendet e Ballkanit do të vazhdojnë të jenë të fuqishme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit