5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

MOS U BETO RREJSHËM – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

MOS U BETO RREJSHËM

Betimi i rrejshëm konsiderohet si një prej mëkateve më të mëdhaja në islam!

Allahu i Madhëruar thotë:
“Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e ta shijoni të keqen (e dredhisë)!…”
En-Nahl,94.

“Kush betohet rrejshëm për të uzurpuar të drejtën e muslimanit, do ta takoj Allahun të zemëruar me të.”
Buhariu, nr.2666.

Pejgamberi alejhis selam ishte pyetur:
” Cilët janë mëkatet e mëdha, o i Dërguari i Allahut?”,
Pejgamberi alejhis selam tha:
“Të përshkruarit shok Allahut”
– Pastaj cili është?
Pejgamberi alejhis selam tha: ”Mosrespektimi i prindërve.”
– Pastaj cili, o i Dërguari i Allahut? Pejgamberi alejhis selam tha:
“Betimi i rrejshëm fundosës.”
Të pranishmit e pyetën Pejgamberin alejhis selam:
“O i Dërguari i Allahut, çka është betimi fundosës?
Pejgamberi alejhis selam tha:
“Betimi i cili e fundos pronarin e tij në zjarr të xhehenemit”
Buhariu dhe Muslimi,1558.

Betimi, në përgjithësi, edhe në gjëra të sakta nuk është i pëlqyer, prandaj duhet t`i largohemi çdo herë që kemi mundësi.
Allahu i Lartësuar thotë:
“E mos e bëni Allahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Të).”
Bekare: 224

Zoti na ruajtë nga betimi i rrejshëm!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit