MOS U BËJ NDIHMTAR DHE PËRKRAHËS I MIZOREVE
“Isha në vizitë në disa vende të cilat janë çliruar nga zullumqarët, e pashë që ata që i kanë përkrahur zullumqarët dhe projektet e tyre ndiejnë keqardhje dhe duan ta shfajësojnë veten e tyre. Bashkëpunimin dhe përkrahjen që ua dhanë zullumqarëve, sot e vuajnë edhe familjet e tyre e jo vetëm ata.
Dëshirojnë ta shfajësojnë veten e tyre, por nuk munden, ngase historia i ka shënuar veprat dhe emrat e tyre.
U ndala dhe e mendova gjendjen e këtyre kategorive në Ditën e Gjykimit:
“Dhe thonë: “Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoji ata si është më së keqi!” (Ahzab: 67-68)
(Shejh Dr.Nasir el Umer)