1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mos u bëj i vrazhdët dhe grindavec, sepse udhëtimi i dynjasë është shumë i shkurtër!

Më të lexuarat

Një vajzë ishte ulur në autobus i cili ndaloi në një stacion. Aty hyri një grua, e cila donte të ulej pranë vajzës, duke e goditur me çantat e saj të shumta.

Një pasagjer po shikonte atë skenë dhe, me shumë mërzi, e pyeti vajzën: “Pse po hesht dhe pse nuk po i thua asgjë asaj gruaje kaotike dhe të pamatshme?”

Vajza u përgjigj me buzëqeshje: “Nuk është e nevojshme të jesh mizor dhe të grindesh për diçka të parëndësishme. Sepse, udhëtimi është i shkurtër. Unë do të zbres në stacionin tjetër.”

Këto fjalë «udhëtimi është i shkurtër» meritojnë të shkruhen me shkronja të arta dhe gjithmonë t’i kemi parasysh në punët tona të përditshme.

Nuk duhet të jesh i vrazhdë dhe të grindesh për çdo gjë të vogël, sepse udhëtimi është i shkurtër. Nëse secili nga ne do ta merrte parasysh se udhëtimi ynë në këtë botë është i shkurtër, nuk do ta bënim të errët, përplot me grindje dhe debate, me mosfalje për të tjerët, me moral të keq dhe mosmirënjohje për begatitë, si dhe do ta kursenim mundin dhe kohën tonë nga humbja dhe shkatërrimi.

Dikush nga të afërmit tuaj, a ju ka thyer zemrën?

Mos u mërzitni shumë, sepse udhëtimi është i shkurtër.

A ju ka tradhtuar dikush, a ju ka mashtruar apo ju ka tallur?

Qëndroni të qetë, sepse udhëtimi është i shkurtër.

Dikush e ka harruar bamirësinë tuaj, ndihmën dhe mbështetjen që i keni dhënë kur ishte në vështirësi, qëndroni të matur dhe të qetë, sepse udhëtimi është i shkurtër.

Ose mbase e ka harruar të drejtën tuaj dhe nuk ju ka treguar respektin që meritoni, mos u mërzitni tepër, sepse udhëtimi është i shkurtër.

Pra, le t’i mbushim zemrat tona me dashuri, paqe dhe mirënjohje ndaj Allahut për begatitë, sepse dashuria është ndjenja e njerëzve të mëdhenj, jo e frikacakëve dhe keqbërësve.

Udhëtimi ynë në këtë botë është shumë i shkurtër, dhe nuk është e mundur të rikthehemi pas shkuarjes.

Askush prej nesh nuk e di saktësisht se sa do të zgjasë udhëtimi i tij, apo a do të qëndrojë deri në stacionin tjetër apo jo.

Prandaj, le të jemi optimistë, pozitivë, të qetë, të sjellshëm, të durueshëm dhe tolerantë ndaj të tjerëve.

Sepse udhëtimi është shumë i shkurtër.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit