Tregohet se një mbret në Kinë kishte vendosur një gur të madh në mes të një rruge kryesore me të cilin thuajse e kishte bllokuar të tërën. Po ashtu ai kishte caktuar një nga njerëzit tij që të rrinte kujdestar për të përcjellë situatën dhe ta lajmëronte për reagimet e qytetarëve.
Kaloi njeriu i parë, i cili ishte një tregtar i madh në qytet, e vështroi gurin me neveri dhe filloi të kritikojë atë që e ka vendosur pa e ditur se ai ishte vet mbreti.
Andaj u soll rreth gurit duke thënë: Do të shkoj te mbreti dhe t’i ankohem për këtë çështje, do ta dënojmë atë që e ka bërë këtë vepër.
Pastaj kalon një tjetër, punëtor ndërtimtarie dhe veproi njësoj sikur tregtari vetëm se reagimi i tij ishte me zë më të ultë, sepse ishte më pak i rëndësishëm në rrethin e tij sesa tregtari.
Më pas kaluan tre shokë-djem të rinj, nga ata rinj që ende janë në kërkim të identitetit të tyre në jetë. U ndalën skaj gurit, ironizuan me gjendjen e vendit dhe përqeshën atë që e ka vendosur duke i dhënë “epitetet”: ‘injorant’, ‘i marrë’, ‘kaotik’ dhe u larguan për në shtëpitë e tyre!!!
Pas disa dite kalon atypari një fshatar nga shtresa e varfër, nuk foli asgjë, por u përvjel dhe iu përvesh punës duke kërkuar ndihmën e kalimtarëve, të cilët pasi që i nxiti iu bashkëngjitën dhe së bashku e larguan nga rruga.
Pasi që e larguan bujku gjeti një kuti në të cilin kishte lira ari dhe një letër në të cilën shkruante: “Ky është shpërblim prej mbretit për ty pasi që ti je njeri pozitiv more iniciativë për zgjedhjen e problemit në vend të ankimit e ulurimit”. /krenaria.com/