0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mos shpenzoni tepër!

Më të lexuarat

A jeni mërzitur ndonjëherë kur nuk keni mundur për të blerë diçka që vërtet keni dashur? Ose, a keni blerë ndonjëherë diçka pa të cilën do të mund të qëndronit?

Përgjigja e këtyre dy pyetjeve është po, një po e qartë. Është pjesë e natyrës sonë njerëzore. Ne duam dhe dëshirojmë vazhdimisht.

Çdo lloj i veprës që teprohet buron nga dëshirat tona. Shejtani gjithmonë i pëshpërit nefsit (vetes) tonë për të shkuar pas dëshirave tona. Ai na nxit të bëhemi lakmitarë dhe të abuzojmë me veten. Në këtë mënyrë ne bëhemi robër të dëshirave tona në vend që t’i kontrollojmë ato. I robëruari i dëshirave të veta nuk mund ta adhuroj Zotin lirisht dhe sinqerisht. Është çështje e imanit tonë që ne ta ruajmë veten nga shpenzimi i tepërt.

Nëse kemi vështirësi për t’i ndarë paratë tona në kohën e bamirësisë, atëherë e dimë se jemi bërë viktima të harxhimit të tepruar. Profeti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ta, ka thënë: “Është i mallkuar robi i arit dhe i argjendit.” (Buhariu)
Kur e lejojmë veten të humbim pas parave atëherë e dimë se prangat na kanë shtrënguar.

Paratë dhe pushteti janë gjithmonë të radhitura. Sikur sirenat ato na thërrasin kah dëshirat tona. Sot, media është shërbëtor i tyre i ulët. Vazhdimisht na jepen për fytyrë shumë gjëra për t’u dëshiruar dhe për t’u marrë dhe çmuar. Kjo vetëm se ndihmon në verbimin e vetes sonë dhe largimin nga qëllimi ynë në jetë, e që është adhurimi i Allahut. Allahu i Plotfuqishëm na paralajmëron duke thënë: “Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)!” (Kur’an, 102: 1)

Ne duhet t’ia kujtojmë vetes se dëshirat e kësaj bote janë iluzione të thjeshta, kënaqësi kalimtare, me të cilat Allahu na sprovon. Allahu i Plotfuqishëm na këshillon nga kjo duke thënë: “Ju njerëz, dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. ” (Kur’an, 57: 20)

Ruaje veten nga lakmia!

Si konsumatorë ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm ndaj Allahut dhe ta falënderojmë Atë që na furnizoi me pasuri për t’i blerë gjërat që na nevojiten. Përkujtimi i Allahut kur blejmë gjëra na ndihmon neve t’i përulim zemrat tona dhe të jemi mirënjohës për të gjitha të mirat që na ka dhënë Ai. Kjo do të na mbrojë prej mërzisë kur nuk jemi në gjendje të blejmë atë që duam.

Gjithashtu duhet të përpiqemi të rrënjosim zakone të shpenzimit nga praktika e drejtësisë islame. 
Ta kujtojmë rëndësinë e urdhrit të profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, drejtuar umetit islam: “Hani, pini, shpenzoni dhe vishuni pa teprime dhe mendjemadhësi.” (Buhariu)

Duhet të përpiqemi për një ekuilibër midis shpenzimit të tepruar (Israfit) dhe të qenit koprrac. Të drejtët janë ata“… të cilët kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, po mbajnë mesataren e janë të matur.” (Kur’an, 25: 67)

Ky ajet nxit mesataren dhe balancën në shpenzimet tona. Në vend se t’u dorëzohemi zakoneve për shpenzimet tona të tepërta, ne duhet të japim më shumë në vend se të marrim. Kur japim për qëllimin e vetëm, për kënaqësinë e Allahut, ne pastrojmë shpirtrat tanë. Profeti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ta, ishte më bujari prej njerëzve dhe jepte shumë prej pasurisë. Ai e çmonte përuljen, jetën tjetër dhe lidhjen e tij me Allahun mbi kënaqësitë e kësaj bote.

Shpesh dobitë tona materiale shtypin lidhjen tonë shpirtërore me Zotin. Ne duhet ta mbrojmë veten përkundrejt kësaj dhe në vend se ta shpenzojmë kohën në shpenzime të tepërta materiale ne mund ta rrisim pasurinë tonë shpirtërore. Kjo është lufta kundër nefsit të cilën e theksoi gjithmonë profeti ynë i dashur Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ta.

Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu
Marrë nga: www.islamweb.net/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit