16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Shfaqen disa fotografi të Samsung Galaxy S4 mini

Më të lexuarat

Sipas disa fotografive të postuara në SamMobile, ndërmarrja Samsung mund të jetë duke përgatitur telefonin e vet të ardhshëm që duket të jetë pasardhësi i Samsung Galaxy S3 mini.

Fotografitë e postuara paraqesin telefonin, që supozohet se është duke u përgatitur, me një gjuhë të njëjtë të dizajnit si smartfoni i lëshuar së fundi, Galaxy S4, por me ekran më të vogël prej 4.3 inçësh.

Përveç që e kanë dizajnin e njëjtë dhe pjesën e parë të njëjtë të emrit, ata dallojnë si për nga madhësia, ashtu edhe për nga pjesët e brendshme, ku Galaxy S4 mini thuhet se do të ketë një dendësi prej 256ppi të piksellëve, në krahasim me versionin Super AMOLED të S4-shit që ka 441ppi, ka sistemin operativ Android 4.2 me ndërfaqen TouchWiz, si dhe një procesor dy-bërthamor prej 1.6GHz në vend të atij katër-bërthamor Snapdragon prej 1.9GHz.

Samsung zbulon Galaxy S 4: Gjithçka që duhet të dini

Nëse këto informacione janë të sakta, atëherë ata që do ta marrin këtë telefon do të mund të shijojnë dizajnin e njëjtë të S4-shit, por jo edhe paraqitjen aq cilësore në ekran, si dhe pjesët me funksionim aq të dëshirueshëm. (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit