Nuk lejohet kopjimi në provime, duke u bazuar në argumentet e përgjithshme në ndalimin e mashtrimit, kështu që ajo përfshin mashtrimin në: shitblerje, në këshilla, në marrëveshje dhe kontrata, në besnikëri, në provimet e shkollave dhe instituteve etj.
Argument është fjala e Muhamedit alejhi selam: ”Kush na mashtron neve nuk është prej nesh”. (Shënon Muslimi)
Nga Ebu Hurejre transmetohet se Muhammedi alejhi selam ka thënë: ”Nuk është prej nesh ai që na mashtron”, kjo shprehje tregon për ndalesën e mashtrimit në përgjithësi.
Kopjimi në provime ngërthen në vete disa dëme dhe mëkate, siç janë:
1. Marrja e asaj që nuk i takon (diploma).
2. Ngrënia e pasurisë pa të drejtë në momentin që punon me atë diplomë.
3. Dëmtimi i posteve, administratës dhe specializimeve për shkak të mos kualifikimit të drejtë.
4. Përfshirja në ryshfet dhe hyrja nën mallkim në momentin kur kopjuesi jep pasuri për t’iu lehtësuar rruga e kopjimit.
Është obligim për atë i cili është sprovuar me kopjim që të pendohet tek Allahu dhe të mos kthehet asnjëherë në atë vepër të shëmtuar.
Allahu e di më mirë!
Përshtati: Valdet Kamberi
Revista Shemb