1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mos fotografoni kufomat tona nën gërmadha

Më të lexuarat

Për shkak të katastrofës së madhe që është duke ndodhur në Alepo motra medicinale Bera i dërgoi botës një letër nga një podrum i njërit prej spitaleve në lindje të qytetit duke thënë: “nëse na shembet ky spital mbi kokat tona dhe ngelemi nën gërmadha, ju lutem mos na fotografoni, na ruani nderin”.

Gazeta Daily Telegraf tregon se njëri prej spitaleve më të mëdha në këtë pjesë ku sundon opozita para disa orëve është sulmuar. Kjo motër medicinale mund të dëgjon fluturimin e aeroplanëve mbi kokën e saj.
Ajo duke qëndruar në podrum me 90 të sëmurë dhe me disa kolegë thotë: nuk frikohem për vete, por për të sëmurit. Gazeta thotë se dhomat intensive janë shkatërruar në këtë sulm, gjë që bën që shumica e të lënduarve në sulmet e fundit të mbeten pa përkujdes mjekësor.
Sekretari gjeneral i kombeve të bashkuara i dënoi sulmet duke thënë: të jemi të qartë, ata janë duke përdorur armatimin me shkatërrim më të madh. Ata saktësisht e dinë se çka janë duke bërë. Ata e dinë se janë duke bërë krime lufte”.
Sipas Ed’hem Sehlul nga Shoqata mjekësore amerikano siriane, e cila i ndihmon spitalet në Siri, këto sulme janë të qëllimta dhe se forcat e ushtrisë së rregullt e dinë vendin e spitaleve. Atje ka vetëm 30 mjek dhe 6 spitale për të shëruar 300 mijë njerëz”.
Sipas gazetës Daily Telegraf që nga viti 2011 janë granatuar 380 spitale dhe objekte medicionale e ambulanca, gjë që i ka detyruar ata që merren me këtë veprim të strehohen në tokë, porse nga java e kaluar sulmuesit rus kanë filluar të përdorin raketa të fuqishme kundër strehimoreve nën tokë./Daily Telegraf/KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit