2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

MOS E THE PREMTIMIN E DHËNË ALLAHUT!

Më të lexuarat

MOS E THE PREMTIMIN E DHËNË ALLAHUT!

Ka një ajet frikësues! Para se ta lexojmë, mendo, vëlla dhe motër, sa herë ke qënë në ndonjë situatë të vështirë dhe ke thënë: “O Zot, më shpëto nga kjo situatë dhe do të bëhem prej adhuruesve të Tu dhe do t’i lë mëkatet.”

Sa herë që dëshiroje që Ai të të begaton me diçka, thoshe në veten tënde: “O Zot, ma jep këtë gjë, ngase më nuk do të ketë në mesin e njerëzve njeri që të falënderon më shumë se une.”

Allahu të shpëtoi dhe të dha, pastaj kaluan ditët…

Më pas iu ktheve neglizhencës tënde dhe mosfalënderimit ndaj Atij që të bëgatoi.

O rob i Allahut, ja këtë ajet të Kur’anit, ajet frikësues:

وَمِنْهُم مَّنْ عَاهَدَ اللهَ لَئِنْ آتَانَا مِن فَضْلِهِ لَنَصَّدَّقَنَّ وَلَنَكُونَنَّ مِنَ الصَّالِحِينَ . فَلَمَّا آتَاهُم مِّن فَضْلِهِ بَخِلُوا بِهِ وَتَوَلَّوا وَّهُم مُّعْرِضُونَ

Ka nga ta që i dhanë premtimin Allahut duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, me të vërtetë do të japim lëmoshë dhe me të vërtetë, do të bëhemi njerëz të mire!”  E, kur Ai u dha atyre nga dhuntitë e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen premtimin dhe u zbrapsen nga respekti ndaj Allahut.[1]

Atëherë, çfarë ishte rezultati?!

فَأَعْقَبَهُمْ نِفَاقًا فِي قُلُوبِهِمْ إِلَىٰ يَوْمِ يَلْقَوْنَهُ بِمَا أَخْلَفُوا اللهَ مَا وَعَدُوهُ وَبِمَا كَانُوا يَكْذِبُونَ

Prandaj, Ai, ua përcolli hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse, e shkelën premtimin dhenë Allahut dhe ishin prej gënjeshtarëve.[2]

Këto vese ishin krejtësisht normale tek ata, i premtonin Allahut për çështje të kësaj dynjaje, pastaj kur Ai i begatonte, nuk kishin aq moral të lartë saqë t’i shtynte që t’i binden atij me dashuri dhe ta plotësojnë premtimin me falënderim, madje dëshirojnë t’i bashkojnë begatitë dhë kënaqësitë e mëkateve. Andaj, Allahu si shpërblim të kësaj gjendjeje ua futi hipokrizinë në zemër dhe kështu do ta takojnë Allahun, Allahu na rujtë.

Pastaj Allahu thotë: أَلَمْ يَعْلَمُوا أَنَّ اللهَ يَعْلَمُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَاهُمْ وَأَنَّ اللهَ عَلَّامُ الْغُيُوبِ

Vallë, a nuk e dinë ata, se Allahu i di sekretet e tyre dhe bisedat e fshehta. Me të vërtetë, Allahu është Ai, që i di të gjitha fshehtësitë.[3]

Atëherë kur thoshe, duke e menduar mëkatin: “A do të më zhduket kjo begati?!”

Nëse nuk është zhdukur, ti atëherë je duke vazhduar që të largohesh prej Allahut dhe Ai i di fshehtësitë tua.

O Allah ji i butë ndaj neve dhe na ndihmo!

 

Dr. Ijad Kunejbi

Përktheu: Ali Ashani

 

[1] Et-Teube, 75-76

[2] Et-Teube, 77

[3] Et-Teube, 78

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit