Kohëve të fundit, ndoshta ju ka rastisur të shini aplikacione të ndryshme të cilat premtojnë se ofrojnë mundësinë që të shikoni se kush e ka vizituar profilin tuaj në Facebook, në fakt është fjala për aplikacione mashtruese të cilat në vete përmbajnë linqe maluer.
Një nga gjërat që të gjithë përdoruesit e Facebook-ut do të donin të dinin është se kush e ka shikuar profilin e tyre, por aplikacionet të cilat që janë paraqitur kohëve të fundit në këtë rrjet social dhe përmes së cilave përdoruesit mund t’i dinë të gjitha këto informacione, janë plotësisht të rrejshme.
Në blogun e kompanisë së sigurisë Sophos thonë se për këtë problem kanë paralajmëruar qysh në fillim të vitit 2011, por tetëmbëdhjetë muaj më vonë pas kësaj nuk ka ndryshuar shumë dhe se porositë e rrejshme dhe këto aplikacione mashtruese ende qarkullojnë në Facebook, kurse përdoruesit ende klikojnë në to.
Në Sophos thonë se ekzistojnë disa versione të aplikacionit të rrejshëm Profile Viewer dhe se mund t’i gjeni në lajme nëse dikush nga shokët tuaj e përdor atë më së shumti.
Të dhënat për gjoja profilet e shikuara shfaqen si njoftim i thjeshtë në Facebook ose si fotografi në të cilën gjenden shumë persona të cilët kanë ”shikuar” profilin dhe të cilët janë etiketuar në atë fotografi. Ata të cilët mundohen të aktivizojnë ndonjërën nga këto aplikacione të rrejshme nuk do ta marrin vesh se kush e ka parë më së shumti profilin e tyre, por në këtë mënyrë do ta aktivizojnë një anketë online apo do t’ja “dorëzojnë” profilin e vet këtij aplikacioni i cili në Timeline-in e tyre mund të vendos linqe maluer apo porosi spam pa dijen e tyre.
<< Ligji i ri obligon abuzuesit seksual që të shfaqin statusin e tyre në Facebook >>
Në blogun e Sophos thonë se problemet me këto lloje aplikacionevesh të rrejshme vazhdojnë të qarkullojnë me vite dhe besojnë se, edhe pse departamenti i Facebook-ut që është përgjegjës për sigurinë ka qëllimet më të mira, nuk i kushton shumë rëndësi këtyre aplikacioneve mashtruese por i kushton rëndësi lëshimeve tjera të sigurisë në këtë rrjet social.
<< Facebook monitoron chat-in tuaj për aktivitete kriminale >>
Nëse keni instaluar ndonjë nga këto aplikacione mashtruese në Facebook, së pari heqni porosinë nga Timeline juaj, në parametrat tuaja bllokojini qasjen këtij aplikacioni dhe lajmërojeni në Facebook si spam.
Nga kjo kompani e sigurisë paralajmërojnë se në Facebook momentalisht nuk ka ndonjë mënyrë me të cilën përdoruesit do të mund ta dinin se kush i ka shikuar profilet e tyre, kështuqë nëse hasni në ndonjë aplikacion të tillë mos e aktivizoni.kohaislame