4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

FILLON NDËRTIMI I CENTRALEVE BËRTHAMORE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Më të lexuarat

Ndër vendet që kanë central bërthamor do të bëjnë pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Instituti Federal i Energjisë Bërthamore njoftoi se për ndërtimin e centralit bërthamor nuk ka mbetur asnjë pengesë.

Bëhet e ditur se konsorciumi i Koresë së Jugut që ka fituar tenderin e ndërtimit të centralit, ka filluar punimet për ndërtimin e 4 reaktorëve nuklearë.

Në fazën e parë u dha leje për ndërtimin e 2 reaktorëve.

Bëhet e ditur se konsorciumi vitin e kaluar e fitoi tenderin me 40 miliardë dollarë.

Emiratet e Bashkuara Arabe, nevojën në rritje të energjisë, parashikon ta përballojë me këto centrale pa pasur varësi nga jashtë vendit.

Kërkesa për energji në vend brenda një viti ka arritur në 20 mijë megavat.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit