Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, e ka dënuar regjimin e Sirisë si “shtypës” dhe ka bërë thirrje për tranzicion paqësor në demokraci në këtë vend të përfshirë nga lufta.
Duke folur në samitin e Lëvizjes së të Painkuarduarve në Teheran të Iranit, Morsi ka ftuar për “intervenim aktiv” për ta ndalur dhunën në Siri.
Rrjeti televiziv al-Jazeraa ka raportuar se komentet e Morsit ndikuan që delegacioni i Sirisë të largohet nga salla ku mbahet samiti.
Vizita e Morsit është e para e një lideri të Egjiptit në Iran, në tri dekadat e fundit, transmetojnë mediat.
Të dy vendet mbeten të ndara lidhur me krizën në Siri. Derisa Irani i udhëhequr nga shiitët e mbështet regjimin e presidentit Bashar al-Assad, Egjipti ka shprehur mbështetje për kryengritësit e udhëhequr nga sunitët, që synojnë përmbysjen e regjimit të Assadit. /Telegrafi/kohaislame