2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Moralistët sipërfaqësorë – Hoxhë Justinian Topulli

Më të lexuarat

Morali më i lartë është mbrojtja e së vërtetës dhe së drejtës si dhe dënimi i mashtrimit dhe i ilegjitmitetit, ndërsa etika e sjelljes me njerëzit vjen pas kësaj. Dhe kjo sepse e vërteta dhe e drejta i përkasin hakut të Zotit, ndërsa etika e mirësjelljes hakut të njerëzve. Kush vendos hakun e njerëzve para hakut të Zotit, ka përmbysur hierarkinë e vlerave të fesë.

T’i ruash nderin muslimanit është detyrë, por të mbrosh të drejtën e Zotit dhe të vërtetën është detyrë mbi detyrat. Kështu që ai që i dhimbset më shumë haku i vetes apo i të tjerëve sesa haku i Zotit, është i prirë ta relativizojë vlerën e së vërtetës dhe hakun e Zotit, për t’i rritur vlerën hatërit të njerëzve.

Sa e sa të vërteta sublime e parimore kanë humbur dhe sa e sa zullume janë miratuar, vetëm e vetëm për t’i ruajtur hatërin njerëzve?!

Të fyesh, ofendosh, përgojosh dhe prishësh etikën e sjelljes, është e rëndë, por të heshtësh ndaj së vërtetës, të mbash anën e mashtrimit, zullumit dhe ilegjitimitetit, është katastrofë.

Kështu që moralistët e anshëm dhe paanshëm, para se të merren me sipërfaqen etike të cenuar me gabime nga ata që kërkojnë drejtësi, legjitimitet dhe dinjitet, le të merren së pari më atë që është më thelbësore dhe jo të heshtin, mbyllin sytë e veshët dhe relativizojnë të vërtetën dhe të drejtën, me akuza për sinqeritetin e e tjetrit apo me paragjykimin se të gjithë janë njëlloj.

Në konfliktin mes së vërtetës dhe mashtrimit, mes legjitimes dhe ilegjitimes etika e sjelljes del në plan të dytë, përndryshe ujku dhe çakalli së bashku mund të ankohen për prishje të qetësisë publike nga zhurma e deleve që ankohen kundra tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit