1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Morali i mirë

Më të lexuarat

Nga: Amr Halid

Morali i mirë

Ajo që duhet të ndryshojmë në këtë temë, është morali. Moralet tona si myslimanë, nuk duhet të jenë veçse të mira dhe të larta. Me qëllim që të ndryshojmë për mirë, ne duhet të ndërmarrim një revolucion, me qëllim që të përsosim moralet tona në komunikimin me të tjerët.
Është fakt që shumë perëndimorë, pasi pranojnë islamin dhe prezantohen me disa vende myslimane thonë:”Falënderojmë Zotin që e pranuam islamin para se të prezantohemi me myslimanët. Në të kundërt, nuk do ishim sot myslimanë.”
çdo civilizim, ka nevojë për tre komponentë me qëllim që të ngrihet dhe të mbijetojë. Këto tre komponentë janë materialë, shpirtërorë dhe moralë. Civilizimi islam është civilizimi i vetëm që i plotësoi të tre këto komponentë dhe është ky shkaku përse civilizimi islam vazhdoi për  trembëdhjetë shekuj. Të gjithë civilizimet e tjera, pers, romak, egjiptian, grek etj… kurrë nuk arritën t’i plotësojnë të tre këto komponentë.
Lidhur me rëndësinë e moraleve për një civilizim, një poet arab thotë:
Popujt janë të tillë sa morale të kenë
Në u zhdukshin moralet, popujt më nuk do jenë.
Moralet zënë vendin më të madh në fenë tonë dhe janë moralet sekreti dhe urtësia që Zoti dërgoi profetin Muhamed a.s. Këtë e ka pohuar vetë Profeti a.s ku thotë
Ky hadith, është tregues i moraleve të larta të Profetit a.s. Ai nuk thotë se kam ardhur të ligjëroj dhe vendos moralet e larta, por që t’i përsos dhe plotësoj. Moralet kanë baza të hershme dhe Profeti a.s ishte plotësuesi dhe përsosës i tyre. 
Ndoshta, teksa lexon këtë hadith, dikush mund të pyesë:”Si është e mundur që Profeti a.s qenka dërguar vetëm për të përsosur moralet?!”
Në fakt, moralet janë gjëja më kryesore për mbarëvajtjen dhe lumturinë e një shoqërie. A mund ta imagjinoni se si jetohet në një shoqëri e cila dominohet nga mashtrimi, frika, veprat e ulëta, ligësia, pasiguria etj…? Nëse në një shoqëri ekziston vetëm një person negativ, të cilit të gjithë i druhen se mos i vjedh, i vret dhe i bën të mos ndihen të sigurt, e gjithë shoqëria ndihet e pasigurt. A e imagjinoni dot një person që i fton të tjerët në rrugë të Zotit, ndërkohë që ai vetë është i pamoralshëm?
Dikush tjetër, teksa lexon hadithin: mund të thotë:”Unë e dija që shkaku për ardhjen e Profetit a.s është njohja e Zotit dhe adhurimi i Tij!”
Padyshim që shkaku kryesor i ardhjes së Profetit a.s është njohja e Zotit. Por njohja e Zotit, fillon duke njohur cilësitë dhe atributet e Tij. Ndër cilësitë e Zotit është edhe El-halim (i urti), Es-sabur (i Durueshmi), El-kerim (Bujari), El-vedud (i dashuri, miqësori) etj… Pasi ta njohësh Zotin me këto cilësi, ajo që kërkohet prej teje është që t’i përvetësosh këto cilësi dhe t’i zbatosh në jetën tënde, si shenjë adhurimi ndaj Zotit të madhëruar. Nëse Zoti është Esh-shekur (mirënjohës, falënderues) ajo që kërkohet prej teje është që mirënjohjen ta kesh cilësi tënden. Thotë Profeti a.s:
Nëse dëshiron ta adhurosh sa më mirë Zotin, duhet t’i përvetësosh dhe t’i përjetosh emrat e Zotit në jetën tënde private dhe shoqërore. Këtë, duhet ta bësh me bindjen që asgjë dhe askush nuk mund t’i përngjasë Zotit të madhëruar. 
Dikush mund të thotë që jam dakord me hadithin e Profetit a.s të mësipërm, por ibadetet (adhurimet) janë më të rëndësishme. Morali i mirë nuk mund të jetë më i rëndësishëm se namazi, agjërimi, haxhi, të përmendurit e Zotit etj…..
Në fakt, morali i mirë, është më i rëndësishëm, pasi qëllimi me të gjithë ibadetet e lartpërmendura, është përsosja e moralit. Dhe nuk do të kishte fare vlerë adhurimi pa pasur moralin. Këtë e shohim dhe e gjejmë të pasqyruar tek urtësia e pesë shtyllave të islamit, të cilat janë: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi. Secila nga këto shtylla, ka si synim dhe objektiv: Përsosjen e moraleve. Lidhur me namazin, thotë Zoti në Kuran:
“..dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar..” (Ankebut, 45)
Thotë Profeti a.s
Thotë Zoti në një hadith Kudsij:  duke vepruar gjynahe, atij që më përmend ditën, që mëshiron të varfrit dhe nevojtarët, që mëshiron gratë e veja dhe njerëzit me fatkeqësi“.
Po çfarë lidhje ka të falurit me këto që përmendem? Nëse ti falesh dhe nuk je i mëshirshëm me njerëzit, është sikur nuk je falur.
Lidhur me zekatin, thotë Zoti në Kuran (Teube, 103)
Pastrimi që përmendet në këtë ajet, është përsosja normave morale.
Jo vetëm kaq, por Profeti a.s na mëson që të japim lëmoshë jo vetëm me pasuri, por edhe me moral. Thotë Profeti a.s në një hadith:”  gjëra që pengojnë njerëzit në rrugë është lëmoshë, të ndihmosh një njeri që nuk shikon është lëmoshë. Kurse lëmosha më e madhe është kafshata që e vendos në gojën e gruas tënde.”
Shikoni sesi ndryshon botëkuptimi i lëmoshës në fenë tonë, nga lëmoshë me para kthehet në lëmoshë morali. Siç duket qartë, objektivi i adhurimeve, ibadeteve, nuk është tjetër veçse përsosja e moralit. Si njohja e Zotit ashtu dhe adhurimet, shërbejnë për të pasosur më shumë moralin.
Lidhur me agjërimin, thotë Profeti a.s:“Nëse dikush prej jush agjëron, të mos flasë fjalë të ulëta dhe të mos veprojë vepra të këqija. Edhe nëse dikush e ofendon, ai le të thotë: “Unë agjëroj, unë agjëroj.”
Disa dijetarë thonë:”Profeti a.s porosit që ta përsërisë dy herë, sepse herën e parë i flet vetes së tij dhe i bën thirrje për vetëpërmbajtje. Kurse herën e dytë i flet personit tjetër, për t’ia kujtuar se është me agjërim.”
Dita e agjërimit është ditë e moraleve dhe edukatës.
Lidhur me agjërimin, thotë Zoti në Kuran:” (me gruan), ” (Bekare, 197)
Me gjithë këto ndalesa dhe këtë disiplinë, kuptohet qartë që Haxhi është një lloj stërvitjeje dhe trajnimi për përsosjen e moralit.
Thotë Profeti a.s
Tani, besoj se e kemi të qartë thënien e Profetit a.s:?  
Kur Zoti e dërgoi Musain a.s tek Faraoni, i tha dhe thuaji: “A do ta pastrosh vetendhe të të udhëzoj te Zoti yt, që t’i frikësohesh?.”
Pra, i bënte thirrje që të përsoste moralet dhe mirësjelljen.
Kur myslimanët vajtën në Abisini, mbreti abisinas u kërkoi sqarime rreth fesë islame. Xhafer ibnu Ebi Talib ishte ai që iu përgjigj. Ai nuk i foli gjatë, siç e kanë zakon disa ftues. Ai ia përmblodhi fenë në disa norma morale, të cilat bëjnë për vete çdo njeri. Xhaferri i tha:”Ne kemi qenë një popull injorant, adhuronim idhujt, të fortët prej nesh shtypnin të vobektët, me komshinjtë dhe farefisin shkonim keq… Nga mesi ynë, Zoti dërgoi një profet të cilit ia njihnim prejardhjen, moralin, sinqeritetin dhe besueshmërinë. Ai na urdhëroi të thonim të vërtetën, të çonim në vend amanetin, të shkonim mirë me farefisin…”
Duket qartë që Xhafer ibnu Ebi Talib e kishte kuptuar drejt islamin. Ai nuk i përmendi aspak pesë shtyllat e islamit, por përmendi objektivat e tyre. Në fillim, Xhaferri foli mbi të metat e jetës së tyre para islamit, ku të gjitha vërtiteshin rreth normave morale. Më pas e prezantoi me Profetin a.s dhe të gjithë cilësitë e tij ishin morale. Në fund, e njohu me normat dhe ligjet që kishte sjellë ky Profet, të cilat ishin sërish morale dhe edukatë. Siç e shohim, ai nuk i foli aspak mbi adhurimin dhe ritet, por i foli vetëm për moralet.
Sot, ne kemi një ndarje të thellë mes fesë dhe jetës, mes adhurimit dhe moralit. Kemi shumë fetarë, të cilët as që duan t’ia dinë mbi normat e moralit. Ajo që u intereson kryesisht nga feja, është aparenca dhe ana e jashtme, leximi dhe mësimi i Kuranit, hadithet etj… kurse moralet i kanë zero. Ka vajza të veshura me hixhab – i cili është obligim fetar – por aspektin moral dhe mirësjelljen e kanë zero.
Nga ky ç’rregullim  dhe ndarje, kemi sot dy kategori njerëzish dhe të dy këto janë të refuzuar në islam. I pari një njeri që adhuron Zotin shumë por sjelljen e ka jo të mirë. I dyti me sjellje e moral të mirë, por adhurimin dhe detyrat fetare nuk i ka në rregull. Dy shembuj dhe dy lloje njerëzish që nuk kanë të bëjnë me islamin. Feja jonë nuk e pranon dallimin mes detyrave fetare dhe moralit, të dyja janë një. Të dy këto kategori e dëmtojnë imazhin e islamit dhe të myslimanëve tek perëndimorët dhe tek jomyslimanët.
Në kategorinë e parë hyjnë ata besimtarë të cilët i ke të rregullt në kryerjen e riteve fetare, i sheh në xhami pesë herë në ditë, u rrjedhin lot kur luten dhe lexojnë Kuran, kanë mësuar kushedi sa sure, ka veshur hixhabin e rregullt etj… por në çastin që e provokon dikush, ai/ajo nuk respekton asnjë normë morali.
Në kategorinë e dytë, hyjnë ata njerëz të cilët të joshin me moralet e larta, por që nuk kanë asnjë lidhje me fenë. Kjo i ka bërë shumë njerëz konfuzë. Ata mendojnë se qenka e mundur që njeriu të jetë i mirë, edhe pa u falur dhe pa pasur lidhje me Zotin.
Përse qenka kaq e vështirë që të kemi njëkohësisht lidhje të mira me Zotin dhe të kemi morale dhe sjellje të mira me njerëzit?! Përse të mos jenë të ndërthurura këto dy cilësi?
Unë u bëj thirrje të dy kategorive që të rregullojnë aspektin e mangët. U bëj thirrje fetarëve që të përvetësojnë moralet më të larta dhe njëkohësisht u bëj thirrje njerëzve të moralshëm dhe të ndershëm duke u thënë që pa fenë dhe raportet me Zotin nuk përsosen moralet.
Nëse secili prej nesh do të angazhohej me përsosjen e moraleve të tij, nuk do të dëgjonim sharje në rrugë, nuk do të shihnim njerëz të kacafyteshin në trotuare, njerëzit do të ishin të besueshëm. Islami është përhapur në Azinë e largët vetëm nga moralet e larta të tregtarëve myslimanë që arritën në këto territore. Duke parë moralet e tyre të larta, popullata vendase i pyeti se përse i kishin këto morale. Ata përgjigjeshin se ishte islami ai që i obligonte. Kështu, vendasit e pranuan islamin, pasi ai ishte mishërim i të mirës.
 
Raportet mes besimit dhe moralit
Lidhjet mes besimit dhe moraleve, janë shumë të forta në islam. Kjo duket qartë në shumë ajete të Kuranit dhe hadithe të Profetit a.s. Në islam, besimi dhe morali shihen si dy bashkudhëtarë dhe se rënia morale është tregues edhe i besimit të dobët.
Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që për të ndryshuar veten, duhet të ndryshojmë moralet dhe sjelljen tonë.
Një ditë Profeti a.s u tha shokëve:
E pyetën shokët: “Kush o i dërguar i Zotit?”
Profeti a.s u përgjigj:
Nëse i vendos rrobat në ballkon dhe uji i tyre bie mbi rrobat e komshiut poshtë, duke ia ndotur, dije se hyn në këtë hadith. Nëse shkakton zhurmë dhe rrëmujë, nga e cila komshiu nuk është rehat, dije se nuk e ke besimin e plotë. Nëse skuq mish, era e të cilit i shkon edhe komshiut dhe nuk e fton ose t’i dërgosh pak mish, dije se hyn tek hadithi i lartpërmendur. Ai që bisedon më zë të lartë mu para derës së komshiut duke e shqetësuar, hyn tek hadithi.
Unë e kam të vështirë ta besoj dikë që pretendon se është besimtar i mirë dhe ka morale të këqija.
Një herë, dikush i foli Profetit a.s për një grua që falej shumë, agjëronte dhe jepte sadaka, por ajo sillej keq me komshinjtë. Profeti a.s u përgjigj Më pas, i folën për një grua që nuk falej shumë vullnetarisht dhe as nuk agjëronte, por që nuk sillej keq me komshinjtë. Profeti a.s u përgjigj (Imam Ahmedi)
Thotë Profeti a.s:
Ajo vajzë që qesh dhe flet me zë të lartë në mes të fakultetit, ajo vajzë qe teksa ecën rrugës, dridhet e spërdridhet, ata djem që ngacmojnë me fjalë vajzat etj… ta dinë se nuk kanë  turp dhe për rrjedhojë edhe besim.
Thotë Profeti a.s
Thotë Profeti a.s në një hadith tjetër:   70 e ca  degë, më e larta prej tyre është dëshmia që nuk ka zot tjetër veç një Zoti, dhe më e ulta është të heqësh pengesat nga rruga. Dhe turpi është një pjesë e besimit.”
Një ditë Profeti a.s i pyeti shokët: ?”
Ata i thanë:“Tek ne i falimentuar është ai që nuk ka pasuri.”
Profeti a.s u tha: ,
Me këtë hadith, Profeti a.s na jep modelin e një myslimani të shpërfytyruar dhe që ndikon në deformimin e imazhit të islamit. Dhe kjo, katërmbëdhjetë shekuj më parë.
Çfarë morali ke o vëlla që ke përqafuar besimin dhe fenë? çfarë morali ke ti o motër që ke veshur hixhabin? Çfarë modeli myslimanësh u ofroni njerëzve ju të gjithë që jeni kthyer në imazh të islamit?
Umeti mysliman në tërësi i ngjan një peme e cila mbi me njohjen e Zotit dhe ushqehet me adhurimin dhe lidhjet me Zotin. Kurse frytet e saj janë moralet e larta, edukata dhe mirësjellja. Janë frytet ata që tregojnë sa mirë ushqehet kjo pemë dhe sa kujdes është treguar për të. A e imagjinoni dot si do të ishte situata nëse moralet e myslimanëve do të ishin moralet më të mira? Nëse kjo do të ndodhte, mijëra media nuk do mund ta deformonin imazhin e islamit. Metoda më efikase për të ftuar të tjerët në islam është morali i mirë.
Ajetet e Kuranit që flasin për moralin, e bëjnë këtë me një ndërthurje të mahnitshme me adhurimin e Zotit. Sa herë që Zoti flet për besimtarët, përveç adhurimit dhe riteve, Ai përmend edhe cilësitë e tyre morale. Në suren Muminun, përmenden të ndërthurura mes kryerjes së riteve dhe cilësive morale.
Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre, të cilët shmangen nga fjalët e kota, të cilët japin zeqatin, të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), (të kufijve), ” (Muminun, 1-9)
Edhe kur Zoti përshkruan robërit e Tij, ndërthur adhurimin e tyre me cilësitë morale.
“Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen: “Paqe qoftë!”; dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë; dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh ndëshkimin e Xhehenemit, sepse, me të vërtetë, dënimi i tij është i (Furkan, 63-67)
“Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken dhe nuk u japin ndihmë nevojtarëve” (Maun, 4-7)
E shikoni se çfarë lidhjesh ka adhurimi i Zotit me moralin? Sa herë që përmendet njëri, përmendet dhe tjetri.
Thotë Profeti a.s
Thotë Profeti a.s:
“Nuk ka gjë që e rëndon peshoren e punëve të mira ditën e kiametit, më shumë dhe morali i mirë. Zoti e urren një gjuhë banale dhe të ulët.”
Ata të rinj që sa herë takohen, si përshëndetje kanë të sharat që ua adresojnë prindërve të njëri-tjetrit, ta dinë se Zoti e urren këtë gjuhë.
“Myslimani më i mirë është ai që ka moralin  më të mirë.”
“Besimtari me besimin më të plotë, është ai që ka moralin të mirë.”
“Ai që do të jetë më afër meje ditën e kiametit, është ai që ka moralin më të mirë.”
Nëse dëshiron të jesh pranë Profetit a.s në xhenet, nëse dëshiron që pallati yt të jetë pranë pallatit të Profetit a.s, nëse dëshiron që peshorja e veprave të mira të jetë më e rëndë se ajo e veprave të liga, nëse dëshiron gradën më të lartë të besimit etj… përsos moralin dhe sjelljet.
Thotë Profeti a.s:
Një delegacion që kishte ardhur tek Profeti a.s, e pyetën:”O i dërguar i Allahut! Kush ëshë njeriu më i dashur i Allahut?”
Profeti a.s u përgjigj
Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë
Vallë a kemi shpresë që umeti ynë ta kultivojë moralin e mirë tek të gjithë individët myslimanë? A kemi shpresë që ne të mësojmë të tregohemi të durueshëm, të matur, modestë, të besueshëm, altruistë etj…?
Një ndër lutjet e Profetit a.s ishte
Kur Profeti a.s shihej në pasqyrë thoshte: 
Duke qenë se secilit prej nesh i pëlqen vetja kur shihet në pasqyrë, Profeti a.s na e tërheq vëmendjen drejt shpirtërores dhe morales.
Herë të tjera, Profeti a.s thoshte para pasqyre
Kjo është feja jonë, fe e moraleve dhe vlerave. Në fund të kësaj teme, unë u bëj thirrje të gjithë myslimanëve që ta këshillojnë njëri-tjetrin për moralet më të larta. Me qëllim që Zoti ta ndryshojë gjendjen tonë, le të hedhim ne hapin e parë dhe të ndryshojmë moralet tona.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit