Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon ka thënë sot se me rastin e vizitës në Beograd do të ketë rast të komentoj deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, dhe kryesuesit të ri të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Vuk Jeremiq, se “Kosova vetëm kur të vdes ai do të anëtarësohet në organizatën botërore”, raportojnë mediat serbe.
Pas takimit në Brione me kryetarin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, Ban në pyetjen se si e komenton deklaratën e Jeremiqit , është përgjigjur se “do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të misionit më të gjerë të vizitës vendeve ballkanike”, raporton gazeta serbe “Blic”.
– Statusi i Kosovës është i rregulluar në kudër të Rezolutës 1244 të KS të OKB. Do të kam rastin që deklaratën e Jeremiqit ta komentoj gjatë vizitës Serbisë dhe pas bisedës me te, theksoi Ban./Indeksonline/kohaislame