6.9 C
Pristina
Wednesday, September 22, 2021

(Video)Kolorado, vrasësi prej 2 muajsh planifikonte sulmin

Më të lexuarat

Sulmi i studentit 24-vjeçar në kinemanë e mbushur plot të Denverit, ku shfaqej premiera e filmit të ri të Batmanit, ishte pika kulmore e një planifikimi të kujdesshëm 2-mujor, i cili përfshinte edhe një kurth vdekjeprurës për hetuesit, kur të mbërrinin në shtëpinë e të dyshuarit.

12 vetë humbën jetën nga episodi i dhunshëm i së premtes. 58 ishin të plagosurit, shumë nga të cilët rëndë. 30 vete janë te shtruar ne spital dhe 11 prej tyre mbeten ne gjendje kritike per jeten.

James Eagan Holmes i kishte blere armet dhe municionet ne fillim te majit, ne menyre krejtesisht te ligjshme. Zyrtare federale e policore thone se ne momentin e agresionit, 24-vjeçari kishte vendosur nje kundragaz ne fytyre, helmete ne koke, mbante jelek anti-plumb, mbrojtese per fytin, doreza. Çdo element i veshjes ishte ne ngjyre te zeze. I riu kishte me vete dy pistoleta, nje shotgan, nje automatik e plot municione.

Edhe vendi ku do te kryhej sulmi ishte zgjedhur me kujdes per te shkaktuar sa me shume viktima: kinemaja ku do te jepej premiera e filmit me te pritur te vitit, “The Dark Knight Rises,” e treta e serise se filmave Batman te regjisorit Christopher Nolan. Ky i fundit shprehu permes nje deklarate dhimbjen e thelle per kete tragjedi te pakuptimte, siç tha, qe gjunjezoi te gjithe komunitetin e Aurores.

Pas arrestimit, Holmes i ka thene policeve se ishte Jokeri, duke iu referuar keshtu njerit prej karaktereve me te liga te sages se batmanit. 24-vjeçari kishte perfunduar studimet ne San Diego e po terhiqej nga nje program neurologjie ne shkollen mjekesore te universitetit te Colorados. Ai nuk ka bere rezistence ne momentin e ndalimit nga policia. Zyrtaret e policise jane te bindur se ka vepruar i vetem. Nje prej viktimave te tragjedise, ishte Jessica Ghawi, gazetare sportive qe i arriti t’i mbijetonte episodit te dhunes ne 2 qershor ne nje qender tregtare te Torontos, ku u vrane dy persona e u plagosen 7 te tjere./tch/kohaislame


Tragjedia e Kolorados – Top Channel Albania -… by TopChannelAlbania

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit