-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

‘Monstra’, vazhdon procesi gjyqësorë

Më të lexuarat

Te akuzuarve ne rastin Monstra u mohohet e drejta kushtetuese dhe ligjore qe gjate vizites me familjaret e tyre te flasin ne gjuhen shqipe.  Avokati Mbrojtes Asmir Alispahiq sqaron se Klienti i tij ka kohe qe eshte ankuar per nje dukuri te tille qe akoma nuk po gjen zgjidhje.

Ai thote se ne burgun e Prilepit pamundesohet komunikim mes te akuzuarve dhe familarave te tyre ne gjuhen shqipe, dukuri kjo qe po shqeteson familjaret te cilet nuk njohin gjuhen Maqedone.
“Gjate vizites se fundit nenes se tij i eshte pamundesuar te komunikoje ne gjuhen shqipe dhe nuk eshte marre parasysh fakti se ajo eshte ne moshe dhe nuk e njeh gjuhen Maqedone. Sipas Ligjit dhe kushtetutes cecilit i eshte e lejuar perdorimi I gjuhes shqipe kjo vlen edhe gjate qendrimit ne burg sepse gjuha shqipe eshte gjuhe zyrtare”, shprehet avokati mbrojtes Asmir Alispahiq.
Seanca e sotme gjyqesore per rastin Monstra ka vazhduar me transkriptat telefonike. Alispahiq transkriptat ne fjale nuk i shef si relevante per kete rast duke pasur parasysh se behet fjale per biseda familjare.
Sipas tij te akuzosh dike per vepren terorizem eshte e nevojshme te kete deshmi material dhe verbale qe nuk ka ne kete rast thote avokati mbrojtes Asmir Alispahiq. Edhe seansa e sotme gjyqesore nuk ka qene publike./almakos/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit