Një nga monedhat e fundit të arit të goditura ndonjëherë për qarkullim në SHBA u shit të martën për një rekord prej 18.9 milionë dollarësh në New York.
“Double Eagle” e jashtëzakonshme dhe e rrallë e vitit 1933, tani është monedha më e vlefshme që është shfaqur ndonjëherë në ankand, pothuajse ka dyfishuar rekordin e mëparshëm botëror, sipas Sotheby’s, e cila organizoi shitjen.
Duke shfaqur “Lberte” në njërën anë dhe shqiponjën duke fluturuar në anën tjetër, monedha ka një vlerë nominale prej 20 dollarësh. Edicioni i vitit 1933 i “Double Eagle” nuk hyri kurrë në qarkullim dhe pothuajse të gjithë u kthyen në qeverinë e SHBA-së dhe u shkrinë.
Vetëm një pjesë e monedhave u kursyen nga ky fat dhe një numër i vogël hyri në treg. Por në vitin 1944, një hetim i Shërbimit Sekret deklaroi se secili prej tyre që gjendej në duart e koleksionistëve do të konsiderohej i vjedhur, raporton cnn.
Mostra e shitur të martën është e vetmja që mund të posedohet legalisht nga një individ privat, pas një beteje ligjore midis Thesarit të Shteteve të Bashkuara dhe një ish-pronari. Shitja shënon herën e dytë që ajo ka thyer rekordin e ankandit për një monedhë, duke e bërë atë për herë të fundit në vitin 2002, kur arriti në 7.6 milion dollarë.
Monedha ishte një nga tre artikujt e vlefshëm të vendosur për shitje nga projektuesi i këpucëve Stuart Weitzman. Dy të tjerët – një pullë nga një ish koloni britanike dhe një fletë pullash postare amerikane të shtypura me një gabim unik – gjithashtu tërhoqën oferta në miliona dollarë. /Telegrafi/