4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

 MODELI ISLAM PËR EMANCIPIMIN E GRUAS

Më të lexuarat

Në lidhje me çështjen e gruas dhe me emancipimin e saj, shumica e mendimtarëve dhe e të urtëve nuk kanë patur kundërshti mendimi se gruaja ka qenë rënduar me peshat e padrejtësive dhe të kufizimeve gjatë historisë, madje edhe në shekullin tonë aktual dhe në të gjitha qytetërimet, më shumë se sa Kanë qenë rënduar burrat.  Si rrjedhojë, shumica e mendimtarëve nuk do të kenë mospërputhje mendimi se gruaja ka një “Kauzë”, dhe se emancipimi i saj- edhe në qoftë se ka lidhje me emancipimin e burrit- kërkon shumë dallim, shumë specifikim dhe shumë interpretim. Por ama çështja që shkakton shumë mospërputhje mendimi- madje shkakton polemika- në shkallë botërore është “modeli më i mirë” që ka realizuar emancipimin e vertetë të grave.

Ndodhet një model ekstrem arab, modeli i lëvizjeve feministe arabe të cilat kërkojnë e synojnë përqendrimin e femrës rreth vetes së saj në një botë të zbrazur nga burrat, në të cilën gruaja ngre krye kundra burrit, kundra natyrës së shëndoshë mbi të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit, dhe kundra të gjitha vlerave dhe feve. Ai është një model që arriti në ekstremin e tij dhe në çrregullimin e tij deri në skajin e çmendurisë.

Ndodhet një model tjetër, ai i ngurtësisë dhe i traditës i cili ia ka ngarkuar dhe ia ngarkon fesë traditat e amullta, duke i rrënjosur ato duke i ngulitur dhe duke i shenjtëruar deri në atë masë, sikur emancipimi i gruas në këtë model të ishte emancipimi i saj i vetëm prej të gjitha thirrjeve dhe çështjeve të emancipimit.

 

MODELI I TË MESMES SË ARTË NË EMANCIPIMIN E GRUAS

Ndodhet një model i mesëm i ekuilibruar i cili shpreh realitetin e emancipimit islamik për gruan. Është ai model i cili niset nga tekstet, logjika dhe Fikhu i Kur’anit Kerim për emancipimin e gruas, për dhënien e të drejtave të saja dhe për barazinë midis grave dhe burrave, të cilat Allahu i vendosi midis tyre kur i krijoi ata të gjithë nga një njeri i vetëm, dhe që vendosi barazi midis atyre të gjithëve në mbajtjen e Amanetit të zhvillimit dhe të ndërtimit të kësaj toke kur Ai i bëri të gjithë ata si Kalifë trashëgues në mbajtjen e këtij Amaneti.

Gjithashtu Ai vendosi barazi midis tyre në nderim kur Allahu i nderoi të gjithë bijtë e Ademit në kapacitete, në detyrime, në llogari dhe në shpërblim e ndëshkim, por duke ruajtur natyrën e dallimit midis femrës dhe mashkullit me qëllim që të plotësohet mirësia e lumturisë njerëzore duke nxitur e motivuar secila palë palën tjetër të dalluar prej saj- sepse nëse pala tjetër do të ishte e njëjtë, atëherë nuk do të kishte “tjetër” dhe nuk do të kishte të dëshirueshëm për të cilën rrahin zemrat- ; dhe me qëllim që kjo barazi të jetë në moral , në mbajtjen e amanetit,  në nderim , në kapacitete, në detyrime, në llogari, në shpërblim e ndëshkim dhe në pjesëmarrje duke qenë solidare në përmbushjen e detyrave të përgjithshme shoqërore; dhe që kjo barazi të jetë barazia e plotësimit të dy pjesëve të dalluara, dhe jo barazia e dy palëve me të kundërta të ngjashme dhe të papajtueshme.

Ky model i mesëm niset nga tekstet, logjika dhe Fikhu i Kur’anit Kerim, i cili e bëri burrin pjesë të gruas dhe gruan pjesë të burrit: “Unë kurrë nuk do lejoj që të humbasë vepra e kujtdo prej jush , mashkull apo femër.

Ju jeni (pjesëtarë të barabartë) prej njëri tjetrit” (Al’imran, 3:195). Kështu çdo palë është veshje për palën tjetër: “Ato janë veshje për ju, edhe ju jeni veshje për ato” (el-Bekareh, 2:187). Sigurisht ata i janë hapur plotësisht njëri tjetrit: “Ndërkohë që ju jeni hapur aq shumë tek njëri tjetri dhe në të njëjtën kohë ato kanë marrë prej jush një beslidhje të fortë e të shenjtë” (Nisaë, 4:21).

Lidhjet e kësaj beslidhje të shenjtë- Besëlidhje të Natyrshmërisë-ngrihen mbi bashkimin e të gjithë atyre mbi bazën e dispozitave ligjore të besëlidhjes, përmbushjes së detyrimit, dashurisë, mëshirës dhe të prehjes: “Dhe nga shpalljet dhe Shenjat e Tij është se Ai  krijoi për ju gra në mesin tuaj, që ju të mund të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dashuri e mëshirë” (er-Rum, 30:21). Ky model i mesëm niset gjithashtu për sa ka të bëjë me emancipimin e gruas dhe me dhënien e të drejtave asaj; bashkë me qënien e saj femër- nga fakti se ai jep lumturi kur ajo është e drejtë dhe e bën atë të ndjehet krenare dhe të rivalizojë për qënien e saj femër, si dhe e tëhuan atë, e largon dhe e bën të ndjehet e turpëruar prej të “vepruarit si burrë”, ashtu siç e gëzon ky model i mesëm burrin e drejtë duke e bërë atë krenar dhe të matet për burrërinë e tij, si dhe e largon atë dhe e tëhuan prej “të vepruarit si femër dhe prej qënies si femër”. Ky model i mesëm niset gjithashtu nga vënia në zbatim të Praktikave Profetike ndaj teksteve, logjikës, dhe Fikhut të Kur’anit Kerim, ato praktika të cilat e emancipuan gruan muslimane, dhe e shpëtuan atë prej “varrosjes për së gjalli” materialisht e shpirtërisht; dhe e bëri atë një fuqi vepruese në ndërtimin e familjes, të shtetit, të Kombit dhe të qytetërimit  si dhe pjesëmarrëse në fushat e tjera të ngritjes së Fesë dhe të dynjasë qysh prej momenteve të para të ndriçimit të diellit të Islamit. Ky model i mesëm gjithashtu niset edhe nga zelli Islamik modern e bashkohor i cili i jep gruas kujdesin që ajo e meriton si një palë kryesore në projektin e ringjalljes së kërkuar të cilën e synojnë lëvizjet e rigjallërimit, të zellit dhe të ripërtëritjes duke u mbështetur në Kur’anin Kerim dhe në zbatimin e praktikave Islamike për emancipimin e gruas përballë të gjitha konceptimeve dhe modeleve të ekstremit Islamik dhe të ekstremit laik.

Modeli i mesëm, të cilin e përfaqëson Rruga e mesme e artë Islame në emancipimin e gruas dhe në dhënien e të drejtave të saja, matet dhe e bën botën të krenohet me pionieret feministe të cilat i emancipoi Islami qysh prej epokës së Profetit dhe deri në shekullin në të cilin ne jetojmë. Ky model bën thirrje që këto gra pionierie të merren si shembull i mirë për t’u ndjekur.

 

GRATË PIONIERE NË FILLIMIN E ISLAMIT

  • Hatixheja e bija e Huvejlid, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, është një model prej modeleve të rezultateve të mira të këtij emancipimi islamik për gruan. Ajo i parakaloi të gjithë burrat në besimin me thirrjen e re Islame të sapo shfaqur. Ajo ishte përkrahëse- me mendje, urtësi, pasuri dhe gjithashtu edhe me ndjenja fisnike- ndaj Profetit të Islamit, ndaj thirrjes së tij dhe ndaj Ummetit të tij, saqë viti i vdekjes së saj ishte “viti i pikëllimit” dhe i zisë për të gjithë Komunitetin besues.
  • Esmaja, e bija e Ebu Bekër Siddik, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ishte një model prej modeleve të rezultateve të mira të këtij emancipimi. Ajo ruajti amanetin e sekretit të planit të Hixhretit Profetik nga Meka në Medine, plan i cili ishte më i rëndësishmi i ndryshimeve në historinë e thirrjes Islame, të shtetit dhe të Ummetit. Ajo mori pjesë në zbatimin e këtij plani të kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme. Ajo e mbështeste bashkëshortin e saj hero Zybejr Ibn Avam, ia rregullonte mirë shtëpinë, kultivonte për të në fushë, ushqente Kalin e tij të luftës dhe luftoi së bashku me të në disa beteja. Ajo e rriti djalin e tij Abdullah ibnu Zybejrin dhe e edukoi me ndjenjën e heroizmit, vetëmohimit dhe të martirizimit; dhe kundërshtonte e përballej me mizorët si shembulli, Haxhxhaxh ibn Jusuf eth-thekafij. Megjithatë, Esmaja mbeti femra që vishej me modesti Islame dhe orientale. Ajo nuk vishte rroba që e zbulonin ose që ishin të tejdukshme. Ajo ruante dhe kujdesej për ndjenjat e xhelozisë së skajme të bashkëshortit të saj.
  • EL-SHIFA’ e bija e Abdullah el-Kurejsh, el-Adevijjeh – Allahu qoftë i kënaqur prej saj ishte një rezultat prej rezultateve të mira të këtij modeli islamik për emancipimin e grave. Ajo ishte nga të parat në Islam. Ajo lidhi besën për të hyrë në të, në Ummetin e tij dhe në shtetin e tij. Ajo u dallua nga mençuria, nga mendimi dhe nga urtësia, si dhe punoi për të dhënë mësim në lexim e shkrim, saqë ishte mësuesja e Hafsas, nënës së besimtarëve. Ajo transmetoi hadithet e të Dërguarit të Allahut. Ajo diskutonte me të dhe ndonjëherë e qortonte dhe i Dërguari i kërkonte falje. Ajo arriti në pushtet e në shtet deri aty saqë Umer Ibn Hattabi e emëroi atë me “Detyrën” e inspektores së financave, domethënë, në ministrinë e drejtësisë dhe të marrëdhënieve tregtare. Ajo ushtronte kontroll dhe kërkonte llogari dhe bënte dallim midis tregtarëve që shisnin dhe blerësve në treg  nga burrat dhe gratë.
  • Aisheja, e bija e Ebu Bekrit es-Siddik- bashkëshortja e Profetit Muhammed, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, dhe nëna e besimtarëve, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, është një rezultat prej rezultateve të mira të këtij emancipimi islamik për gratë. Gruaja e dashur dhe fisnike ishte transmetuese e Haditheve Profetike dhe ruante në kujtesë Sunnetin Profetik. Ajo ishte fekihe që verifikonte e rishikonte rrëfyesit, lexuesit, ekspertët e fikhut, dhe muxhtehidët -interpretuesit e ligjit të shenjtë. Ajo gjithashtu ishte konsulente në çështjet e përgjithshme dhe ishte shijehollë për artet që i shfaqnin një grup artistik- prej Habeshive- në Xhaminë e Profetit. Ajo ishte ushtruese e sportit të vrapimit me bashkëshortin e saj, mbi të qofshin paqja dhe bekimet, gjatë udhëtimit për në betejë ose në luftë.
  • Hafsa e bija e Umer Ibn Hattabit, bashkëshortja e Profetit dhe nëna e besimtarëve, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ishte një model prej rezultateve të mira të këtij emancipimi islamik të gruas. Ajo ishte nga të parat që pranoi Islamin në Mekë. Ajo emigroi me fenë e saj në Medinenë e Ndriçuar. Ajo ishte poete, predikuese elokuente dhe një transmetuese e haditheve Profetike. Ummeti ia besoi asaj ruajtjen e Kur’anit kur Muslimanët i grumbulluan fletët e tij si “Mus’haf” në kohën e Kalifatit të Ebu Bekër es-Siddik. Ajo e ruajti Kur’anin derisa ia dorëzoi Kalifit Uthman Ibn Affan, ku prej tij u kopjuan Mus’hafët që u shpërndanë nëpër vende të ndryshme. Ajo merrte pjesë në konsulta dhe jepte mendime lidhur me organizimin e këshillit Islamik pas martirizimit të babait të saj Farukut. Ajo shkroi proza e poezi dhe u predikonte njerëzve në vendet e Ebu Bekrit dhe të Umerit. Ajo fliste për rrugën e Islamit me përzgjedhjen konsultative të kalifëve, të besëlidhjes dhe të konventave midis Ummetit dhe atyre.
  • Nesibe bintu Kaëb el-Ensarijjeh- Umm Amareh- Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ishte një frut i bërë i ndritshëm prej frutave të këtij emancipimi. Ajo mori pjesë në besëlidhjen e Akabes, të Asamblesë kushtetuese të shtetit Islamik. Së pari ajo ushtroi nën hijen e Islamit dhe të emancipimit të tij për gruan vlerën e sundimit politik para katërmbëdhjetë shekujve dhe mori pjesë në besëlidhjen e Ridvan- nën pemë- në vitin e Hudejbies (viti i 6 sipas Hixhretit) për “Betejë e luftë”, kur u hap fjala se Kurejshët kishin vrarë përfaqësuesin e muslimanëve tek ata, Uthman Ibn Affanin. Umm Amareh ishte prej atyre që përmbushën premtimet që i kishin dhënë Allahut.

Në ditën e Uhudit ajo ishte midis atyre më pak se dhjetë veta që i bënë rezistencë ushtrisë së politeistëve dhe që mbrojtën të dërguarin e Allahut, mbi të qofshin paqja dhe bekimet. Në atë ditë Profeti e shikoi atë ndërsa i ishte thyer dhëmbi dhe i rridhte gjaku, e cila po nxitonte dhe kishte lidhur rrobat në mes dhe po luftonte përpara Profetit duke sfiduar Ibën Kamiet i cili po afrohej drejt të Dërguarit, mbi të qofshin paqja dhe bekimet, duke thënë: Ku është Muhammedi? Mos shpëtofsha gjallë nëse ai shpëton! Profeti e shikoi atë ndërsa ajo mori në shpatullën e saj goditje me shpatë të cilën Ibn Kamieh synoi t’ia drejtonte Profetit. Bashkë me të ishte edhe nëna e saj e cila i fashoi plagën e saj. Gjithashtu me të në këtë luftë të përgjakshme, ishte edhe i biri i saj i cili u gjakos dhe ajo ia fashoi duke ia ndaluar hemoragjinë dhe pastaj kërkoi që ai të ngrihej për luftim. Kur plaga e saj u përkeqësua në shpatull, Profeti i thirri birit të saj: “shiko nënën!  Shiko nënën tënde! Fashoje plagën e saj! Allahu ju bekoftë Juve nga Ehlibejti- Familja ime!” Pastaj ai i thirri njërit që po ikte nga lufta që t’i jepte asaj mburojën e tij për t’u mbrojtur me të, Ndërkaq Profeti i tha asaj me habi e admirim:” kush do të mund ta përballonte atë që përballon ti, O Umm Amareh?! Sigurisht pozicioni i Nesibe Bint Kaëb në Ditën e Uhudit ishte më i mirë se filani e filani. Ajo nuk kthehej djathtas e majtas veçse unë e shihja atë duke luftuar përpara meje. Ndërsa ajo, e cila e la fushën e betejës në atë ditë me trembëdhjetë plagë në trup, i tha të Dërguarit të Allahut, mbi të qofshin paqja dhe bekimet:  “O Profet! Lutju Allahut që ne të të shoqërojmë ty në Xhennet!  Profeti u lut: “O Allah! Bëji ata që të jenë shoqëruesit e mi në Xhennet! ” Atëherë ajo tha: “Tani nuk shqetësohem aspak për çfarëdo që mund të më bie mua në dynja”.

  • Esma Bint Jazid Ibn es- Seken el-Ensarijjj- Allahu qoftë i kënaqur prej saj- ishte një tjetër nga yjet që i emancipoi Islami dhe që ndriçuan në qiellin e emancipimit të gruas muslimane. Ajo mori pjesë së bashku me Nesibe Bint el-Kaëb el- Ensarij në aktin e themelimit të shtetit të parë Islam në Besëlidhjen e Akabesë. Ajo u martirizua në Ditën e pushtimit më të madh (Pushtimit të Mekës). Ajo luftoi në ditën e Jermukut në pushtimet e Shamit dhe vrau nëntë romakë me shtyllën e çadrës së saj. Ajo ishte prej atyre grave të afta me mendime të shëndosha, me logjikë, urtësi e fe. Ajo ishte predikuese aq elokuente saqë lëkundeshin dërrasat e predikatoreve kur ajo mbante ligjëratë dhe kur ngrihej për të organizuar gratë besimtare. Ajo ishte në krye të lëvizjes për të kërkuar të drejtat që u takonin grave. Ajo madje u quajt në librat e Sunnetit dhe të biografisë me emrin “plotësuesja e grave “, domethënë përfaqësuesja ose kryetarja e grave për kërkimin e të drejtave të tyre, sepse ajo shkonte tek i Dërguari i Allahut, mbi të qofshin paqja dhe bekimet, kur ai ndodhej në xhami dhe duke folur në emrin e grave muslimane, tha: “Unë jam Va’fideja- përfaqësuesja e grave që janë pas meje; ato shprehin të njëjtat fjalë që i shpreh unë dhe kanë të njëjtin mendim si unë. Sigurisht Allahu të ka dërguar ty për burrat dhe për gratë: Kështu që cakto edhe për ne një ditë në të cilën Ti të na japësh ne mësim! ” Profeti ua premtoi atyre një ditë në të cilën ai u jepte mësim atyre dhe i udhëzonte. Ajo transmetoi nga Profeti më shumë se tetëdhjetë hadithe. Ato ishin thjesht disa tregues të shembujve nga modelet që mishëruan cilësinë e emancipimit që e realizoi Islami për gruan qysh prej fillimit të misionit Profetik dhe qysh prej lindjes së diellit të qytetërimit Islamik. Në qoftë se këto modele janë dëshmitare dhe dëshmi vërtetësie për cilësinë e emancipimit dhe për modelin e tij, atëherë horizontet e gjëra që i kanë arritur valët e këtij emancipimi dëshmojnë për përgjithësimin e mirësisë që përfaqësohet e shfaqet në të.

 

PËRQINDJA E GRAVE TË SHQUARA NË QYTETËRIMIN ISLAM.

  • Në Ditën kur Profeti Muhammed a.s.m kaloi tek Prania e Allahut të lartësuar, Ummeti që hyri në fenë e re dhe që u bënë nënshtetas të shtetit të porsalindur, numëronte rreth 134 000 muslimanë.Kur dijetarët vëzhguan biografitë dhe kategoritë e emrave të figurave të shquara të elitës dhe të ajkës që u edukuan në shkollën e Profetësisë dhe që dalloheshin me talentin e saj në fushat e ndryshme, ata shikuan emrat e rreth tetë mijë personave prej supërelitës, ku midis tyre ishin njëmijë gra. Domethënë, emancipimi islamik për gruan shtyu e nxiti për tek qendra e përgatijeve të kapaciteteve eksporuese dhe drejtuese një të tretën e individëve të elitës dhe ajkës gjatë periudhës së emancipimit islamik në më pak se një çerek shekulli. Ajo është përqindja më e lartë e pioniereve gra në çdo revolucion emancipimi ose në çdo lëvizje për ringritje e ripërtëritje.

Në qoftë se erërat e periudhës së injorancës i rikthyen disa tradita dhe zakone të cilat sunduan shoqëritë para islamit, këto tradita të amullta nuk mundën t’i mposhtnin arritjet e emancipimit islamik të gruas, pavarësisht luftës së tyre ndaj këtyre arritjeve. Shpirti i këtij emancipimi dhe rezultatet e tij të mira mbetën të dalluara deri në shekujt e prapambetjes civilizuese që goditën botën islamik; dhe jeta jonë shoqërore islamike vazhdoi të ishte e mbushur me modele të grave transmetuese të haditheve, fekihe, poete dhe letrare të cilat arritën deri në atë shkallë në dije, saqë prej tyre morën mësim dhe “Autorizim” ose dekret dituror nga ana e tyre një numër prej dijetarëve të mëdhenj të fikhut, të hafizëve, të transmetuesve të hadithit dhe të ripërtëritësve. Kur dijetari i historisë dhe i biografisë së figurave elitare “Umer Rida Kehaleh” shikoi gratë e shquara të cilat patën sukses, u dalluan dhe  paraprinë radhët e elitës në historinë tonë të civilizimit, ai shkroi biografinë përmbledhëse të tre mijë grave të shquara vetëm në Gadishullin Arabik, i cili përbën veçse një të pestën e Ummetit islam.

Është e vërtetë se përqindja e elitës dhe e grave të shquara në historinë tonë të civilizimit duhej të ishte shumëfish më e madhe sesa ky numër duke bërë analogji me sasinë dhe numrin e grave elitare dhe pararojë të kohës së profetit. Por ky numër mbetet dëshmi vërtetësie për modelin islamik në emancipimin e grave dhe medalje nderi për fillimin e qytetërimit islamik me të cilin krenohen e maten të gjitha qytetërimet.

Ky emancipim ka rezistuar i pamposhtur përballë zakoneve dhe traditave të amullta të cilat u kthyen dhe sunduan në epokën e prapambetjes së tij civilizuese, dhe vazhdoi si faktor aktiv në shtrirjen e historisë islame. Pastaj ai u rikthye që të ndriçojë shenjat dalluese në interpretimet e shkollës së rigjallërimit islamik, modern bashkëkohor.

MESAZHI I ISLAMIT ËSHTË MESAZH RIGJALLËRUES

Qytetërimi Islamik është ai që ka mishëruar rigjallërimin Islamik në fusha të ndryshme të novacionit civilizues; sepse Islami është ripërtëritje në këto fusha të ndryshme: “O ju që keni besuar! Përgjigjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij Kur ai (Profeti) ju thërret ju drejt asaj që do t’ju gjallërojë ju…” (el-Enfal, 8:24). Ky qytetërim Islamik ka nxjerrë dijetarë të shquar në fusha të ndryshme të shkencës duke përfshirë astronominë, natyrën, aritmetikën, inxhinierinë, matematikën, mjekësinë, shkencën e farmacisë,etj. Para se të kalonte një shekull nga koha e lindjes se diellit të Islamit, sa të mëdhaja ishin shkencat Juridike të Sheriatit, shkencat njerëzore, sociale, dhe artet dhe letërsia. Ndërsa qytetërimi perëndimor në Evropë mbeti gjashtëmbëdhjetë shekuj para se të dëshmonte një shkencëtar të vetëm në astronomi. Në qoftë se besimi Islam, Fikhu i Daëves Islame dhe këshilli i kësaj daëveje filluan që të gjitha me një grua e cila ishte Hatixheja Bint Huvejlid, Allahu qoftë I kënaqur prej saj, dhe në qoftë se shkencat Islame njohën pioniere nga gratë qysh prej fillimit të thirrjes Islame dhe përgjatë shtrirjes së historisë së gjatë të saj, qytetërimi perëndimor nuk njohu asnjë shkencëtar në kristianizëm dhe as në teologjinë e tij. Sa për atë të cilën ata e quajtën në rilindjen evropiane si emancipimi i gruas, sigurisht është si ai tjetri- si çlirimi i shkencëtarëve – prej peshave të pushtetit të Fesë, të Kishës dhe të priftërinjve. Si rrjedhojë erdhi reagimi jofetar që ta çlironte gruan prej Fesë në vend që ta emanciponte atë me fe. Për këtë arsye, mesazhi i mendjes së muslimanit është mbrojtja e shoqërisë muslimane që të mos bie në moçalin e traditës, e traditës tjetër arabe, qoftë ajo tradita e modelit ekstrem perëndimor në kundërshtim me natyrën e shëndoshë dhe me vlerat, apo tradita e zakoneve shoqërore të shkuara, që do të ishte e ulët. Kurse në modelin e mesëm Islamik për emancipimin e gruas me Islamin shembullor i cili e emancipon gruan së bashku me ruajtjen e natyrës së dallimit midis femrës dhe mashkullit, atë natyrë mbi të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit prej të gjithë meshkujve dhe femrave,  ai është një emancipim me të cilin gruaja bëhet e lumtur në vend që të bëhet e mjerë me modelin perëndimor dhe zakonet e amullta të cilat disa ia ngarkojnë të vërtetës së islamit në mënyrë të pasaktë dhe me shpifje.

Prof.Doc.Muhamed Amareh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit