6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mlladiq dhe Karaxhiq të pranishëm në mitingjet në Banja Llukë

Më të lexuarat

Në mitingun e Qeverisë së Republikës Serbe “Me zemër për ‘Sërpskën’, Ndal tradhëtisë” është përshëndetur me ovacione Darko Mlladiq, i biri i Ratko Mlladiqit, i cili po gjykohet në Gjykatën e Hagës për krime lufte, përfshirë edhe gjenocidin në Srebrenicë, ndërkohë që në protestën e opozitës “Ta çlirojmë Sërpskën” ishte e pranishme Sonja, e bija e të dënuarit të Hagës, Radovan Karaxhiq, i cili u dënua me 40 vjet burg për krimet më të rënda. Të dy u drejtuan të prnaishmëve, shkruan REL.

Darko Mlladiq, të pranishmëve u tha se “ka ardhur koha që të mbrohet Republika Serbe”.

Mediat thanë se të dy “ishin atutë patriotë” të të dyja palëve që përçuan porositë e pajtimit ndërserb.

Me distancimin se nuk po ia mohon të drejtën për angazhim politik të fëmijëve të të akuzuarve dhe të dënuarve për krime lufte, Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë përgjigje, se cila ishte porosia simbolike e faktit se edhe në njërën, edhe në skenën tjetër, organizatorët në Banja Llukë deshën të tregojnë se afër tyre kishin Mlladicin dhe Karaxhiqin.

Gazetari dhe analisti nga Sarajeva, Vllastimir Mijoviq, thotë për Evropën e Lirë semitingjet ishin mbledhje tifozësh.

“Sikur në kohë lufte, si kundërshtarë paraqiteshin Karaxhiq dhe Mladic, që nuk pajtoheshin edhe aq mirë, ngjashëm u ndanë edhe mitingxhinjtë. Kësaj u desh t’i konribuojë edhe paraqitja e fëmijëve të njerëzve të përmendur. Kjo është mbase ana më e keqe e këtyre mitingjeve – propagandimi i njerëzve të dënuar (Karaxhiqit) ose i atyre që mbi bazën e njëjtë do të dënohen (Mlladiqi)… Natyrisht që fëmijiët askush nuk mund t’i akuzojë për fajet e prindërve dhe as për orientimin e tyre politik, por duket se bëhet fjalë për manipulimin nga të dyja palët, me qëllim që t’i tregohet opinionit se edhe njëra, edhe pala tjetër janë në hap të asaj që Republika Serbe dëshiron të bëhet, domethënë shtet, që e shpalli vetë (Millorad) Dodiku (lider i Republikës Sërpska)”, thotë Mijoviq për REL

Sociologia Janja Beç, që për vite të tëra është marrë me viktimat e luftës, thotë se do të ishte një porosi e paqes sikur Darko Mlladiq dhe Sonja Karaxhiq të thoshin – ‘po e di se ka ndodhur dhe më vjen keq’.

“Meqë këto fjalë nuk u dëgjuan, atëherë ishte çdo gjë ndryshe; përdorimi i njerëzve të rinj që të përçohet porosia ‘të mos hiqet dorë nga projekti i nacioanlizmit serb’ – ne e mbrojtëm popullin serb – dhe ky është edhe thelbi i mbrojtjes së Karaxhiqit dhe Mlladiqit në Gjykatën e Hagës. Është jashtëzakonisht e vështirë të jesh fëmija i një krimineli të dëshmuar të luftës. Dhe, atë të dënuar për gjenocid”, thotë Janja Beç dhe e krahason gjithë situatën me atë që ka ndodhur në Gjermani.

”Për shembull: për mua është shumë interesant djali i Martin Bormanit. Ai e dinte se kush ishte babai I tij, e dinte se çfarë ka ndodhur në Holokaust, e dinte pozitën e babait të tij – sekretari personal i Hitlerit. Ai u bë prift dhe gjithë jetën e tij e kaloi në Afrikë, duke punuar me grupet më të prekura. E bija e Albert Shpercit (arkitektit të Hitlerit) udhëhoqi me aksionin e kthimit të pasurive të vjedhura nga shtëpitë e hebrenjëve. Do të doja që kjo të ndodhte edhe këtu. Por, nuk ndodhi!”, thotë Janja Beç.

Porosi të tilla janë të mundshme në vendet ku nuk ka përballje me të kaluarën, siç ndodhi me procesin e denacifikimit të Gjermanisë. Në Gjermaninë e denacifikuar pasardhësit kanë mundur të distancohen nga fajet e prindërve. Në hapësirat e ish-Jugosllavisë qëllimet e luftërave gjatë viteve të 90-ta, nuk janë problematizuar, kriminelët nuk janë gjykuar jo vetëm në gjyqe por as në aspektin moral. Prandaj,është e mundshme që kriminelët janë heronj, jo vetëm për fëmijët e tyre.

Tweet
3
Share
Share
Share
Pin
Mail

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit