Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit lanson programin për punë praktike për studentët e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
“Kjo iniciativë ka për qëllim avancimin e studentëve në programet që lidhen me fushëveprimin e MKRS-së si përkushtim institucional për të mbështetur aftësimin e studentëve për tregun e punës dhe njëkohësisht të avancoj në përmbushjen e prioriteteve strategjike të Ministrisë.”-thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Ndërkaq, fakultetet dhe profilet që targetohen përmes kësaj thirrje janë:
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS)
Fakulteti i Arkitekturës (FA)
Fakulteti Ekonomik (FE)
Fakulteti Filozofik (FF) – Drejtimet e Psikologjise, Historisë,
Sociologjisë, Shkenca politike, Etnologji, Antropologji, Arkeologji,
Fakulteti i Filologjisë (FF’) – Drejtimi i Gazetarisë,
Fakulteti i Mjekësisë (FM)
Fakulteti i Ndërtimtarisë (FN) – Drejtimet e Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë
Fakulteti i Arteve (FA’) – Drejtimet e Dizajnit,
Fakulteti i Edukimit (FE’)
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) – Kimi
Fakulteti i Energjisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) – Drejtimi Energji Kompjuterike.