7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sensacionalisti i mediave sociale Khaby Lame deklaron se është musliman praktikues

Më të lexuarat

Sensacionalisti i mediave sociale Khaby Lame i cili ka rreth 115 milionë ndjekës në TikTok zbuloi se ai është një musliman praktikues. Ai tha se ishte lindur në një familje të devotshme myslimane në Senegal më 9 mars 2000 dhe u rrit në një kompleks banesash publike në Chivasso, Itali.
Një video e Khaby Lame që po bën xhiro në mediat sociale, në të cilën ai mund të shihet duke folur për një kanal televiziv italian, ku ai po u përgjigjet pyetjeve më të shpeshta që bëhen për të në Google. Kur atij ju shtrua një pyetje në lidhje me besimin e tij, ai u përgjigj: “Po unë jam mysliman, një musliman praktikues, nuk e di çfarë tjetër të them.”

Khaby më herët kishte fituar shumë mbështetje nga ndjekësit e tij mysliman pasi ai publikisht tregoi mbështetje për kauzën palestineze.
Platforma e fantazive sportive Dream 11 kishte përdorur gjithashtu Khaby, TikToker-i i dytë më i popullarizuar në botë, ata e përdoren për fushatën dixhitale të Premier Ligës Indiane (IPL) 2021 duke e bërë këtë shembullin e parë, të një krijuesi ndërkombëtar të përmbajtjes së mediave sociale që shfaqet në një reklamë të zakonshme indiane.
Khaby u pagua për këtë projekt, po aq sa paguhen yjet kryesorë të Bollywood -it, si Shahrukh Khan ose Salman Khan.
Arritja e tij për famë filloi me humbjen e punës si punëtor i ri i fabrikës për shkak të pandemisë COVID-19 në Mars 2020. Pavarësisht se babai i tij e nxiti të aplikonte për punë të tjera, ai filloi të kalonte orë të tëra çdo ditë duke postuar video në TikTok.
Me videot e tij çuditërisht të ndjeshme dhe qesharake, ai u bë i famshëm në një kohë të shkurtër. Tani ai thuhet se ka një pasuri neto të vlerësuar prej 2 milion dollarësh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit