1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mjetet e makijazhit kthehen në vepra arti nga 27 vjeçarja palestineze

Më të lexuarat

Mjetet e makijazhit në duart e palestinezes Halud ed-Desuki kthehen në vepra arti përveç qëllimit që ato përdoren, raporton Anadolu Agency (AA).

27 vjeçarja e cila jeton në jug të Gazës bën piktura që prej 3 vitesh duke përdorur mjetet e makijazhit. Ndër veprat e fundit të vajzës së re ndodhet piktura e fytyrës së qeshur të Ali Devabishe, fëmijës 18 muajsh që humbi jetën duke u djegur si pasojë e një zjarrvëniejeje ndaj një shtëpie të palestinezëve nga kolonët hebrenj në qytetin Nablus të Bregut Perëndimorë.

Desuki e cila ka mbaruar Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin EL-Aksa në Gaza shprehet se ajo është artistja e parë arabe që në tablotë përdor mjetet e makijazhit.

Desuki e cila tregon tablonë e fëmijës Devabishe tha se: “Kolonët hebrenj e dogjën fytyrën e këtsaj fëmije. Ndërsa unë me këtë pikturë të bërë me mjetet e makijazhit doja të reflektoja këtë bukuri të fytyrës”.

Ajo e cila që kur është diplomuar ka marrë pjesë në 11 aktivitetet të ekspozitave të pikturave, ka theksuar se në të ardhmen synon që të hapë një ekspozitë të sajën. Desuki shpreh më tej se vështirësitë që përjetojnë në Gaza, janë shkaktare për lindjen e ideve dhe aftësive të reja, gjithashtu ndihmojnë që të gjejë mënyra të reja për të treguar emocionet dhe mendimet e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit