1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mjekja italiane: Mos i lejoni fëmijët të përdorin telefona!

Më të lexuarat

Efektet e dëmshme për shëndetin nga përdorimi i telefonave celularë, janë gjithnjë e më të qarta: mungesë përqendrimi, vështirësi në të mësuar dhe agresivitet.

Por jo vetëm. Paralajmërimi vlen edhe për valët magnetike që vijnë nga telefonat celularë: “Italia është në vendin e parë në Evropë nga numri i telefonave celularë në përdorim dhe mosha mesatare e zotëruesve të një celulari po zvogëlohet gjithnjë e më shumë”, thotë mjekja pediatre Maria Grazia Sapia.
Ajo vijon më tej, “Ne po lëvizim nga përdorimi drejt abuzimit. Ndërsa bëhet fjalë për transmetues të vegjël që normalisht mbahen pranë kokës gjatë përdorimit.

Efektet mbi shëndetin po bëhen gjithnjë e më të dukshme dhe shumë janë efekte të pakthyeshme: ndërhyrja e fushës elektromagnetike me sistemin biologjik shkakton rritje të lokalizuar të temperaturës dhe kur ky ekspozim është i gjatë ose intensiv mund të tejkalojë mekanizmin e vetërregullimit duke çuar smartphone është sinonim me radio të vogël që mbahet zakonisht në afërsi të kokës, gjatë një telefonate, duke luajtur apo komunikuar.

Efektet shëndetësore janë gjithnjë e më evidente. Gjithashtu “varësia nga telefoni celular”, sjell dëmtime shumë të rënda në zhvillimin social dhe psikologjik.

“Tani për tani – vazhdon Giuseppe Di Mauro, ne nuk kemi prova për të gjitha pasojat që kanë të bëjnë me përdorimin e telefonave celular, por ne jemi të sigurt se nga përdorimi i tepruar mund të ketë origjinën humbja e përqendrimit ose kujtesës, kapaciti më i ulët në procesin e të mësuarit, çrregullime të gjumit dhe rritja e agresionit”.

“Unë gjithashtu mendoj se fëmijëve nuk duhet t’ju jepet mundësi për të përdorur telefonin, ose, në qoftë se ju me të vërtetë nuk mund ta shmangni për ndonjë arsye këtë pajisje, unë shpresoj se përdoret për një kohë të shkurtër dhe jo për orë duke biseduar ose duke dërguar SMS. Nëse ne nuk vëmë frena, ose në qoftë senuk jemi të përkushtuar në edukim e vërtetë për përdorimin e duhur të pajisjes (për shkak të avantazheve), ne rrezikojmë një ‘pushtim’ nga telefoni celular që do të çojë në izolim”. /Psikologjia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit