Një vajzë e vogël ka vdekur në Gaza pasi kishte marrë gazra helmues përmes frymëmarrjes nga një sulm me gaz lotsjellës, gjatë protestave të ditës së hënë.
Kjo pasi që, pasi ishte përballur me gazin helmues, sipas mediave të huaja, mjekët nuk kanë mundur ti shpëtonin jetën vogëlushes tetëmuajshe, Lila Anwar.
Dhe vdekja e saj tragjike solli numrin e njerëzve të vrarë në protestat e djeshme në 59.
Siç raportojnë mediat, më shumë se 40,000 njerëz dolën në rrugët e Gazës për të demonstruar kundër hapjes së diskutueshme të ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.
Edhe më shumë pritet sot në ditën e Nakba e cila shënon 70 vjetorin, ditë kjo në të cilën mijëra palestinezë u larguan gjatë krijimit të Izraelit në vitin 1948. /Telegrafi/