3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mjekësia, gjuhët e huaja largojnë sklerozën

Më të lexuarat

Nëse dini të flisni rrjedhshëm të paktën një gjuhë të huaj, atëherë kjo gjë largon rrezikun e sklerozës, konstaton një studim britanik.

Shkencëtarët e Universitetit të Yorkut (Angli) kanë dalë në përfundimin se zotërimi i një gjuhe të dytë është mirë për shëndetin mendor sepse rrit fleksibilitetin mendor.

Udhëheqësi i studimit, Ellen Bialystok theksoi se ”studime të mëparshme kanë dalë në përfundimin se mësimi i një gjuhe të huaj në moshë të vogël i ndihmon fëmijët në aftësinë e tyre komunikuese, ndërsa studimi ynë tregon se gjuha e huaj ndihmon edhe në shëndetin mendor në të ardhmen afatgjatë”.

”Kërkimet tregojnë se manovrimi në një apo më shumë gjuhë të huaja aktivizon zona të caktuara të trurit dhe stërvitja e tyre është me leverdi për të ardhmen”, shtoi Bialystok.
Studimi është publikuar në revistën shkencore ”Trends in Cognitive Sciences”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit