2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mjekërrat janë të shëndetshme thuhet sipas studimit…

Më të lexuarat

Mjekrra është e dobishme për fytyrën. Për atë, në vijim ju paraqesim disa fakte të studjuesit Dr. Ron Ketler, ku tregohet për dobitë dhe mbrojtjen që ia jep mjekrra fytyrës së burrit.
mfox500

Mbrojtje nga dëmtimi i diellit

Njerëzit që mbajnë mjekërr janë të mbrojtur nga dielli dhe nga kanceri në lëkurë. Kështu tregojnë rezultatet e Universitetit të Kuislendit Jugorë. Pjesët e fytyrës të mbuluara me qime kanë për 30% më shumë mburojë nga UV rrezet.
-Edhe dendshmëria luan rol të rëndësishëm, si faktor i rëndësishëm. Sa më e dendur të jetë mjekrra, aq më i lartë është faktori mbrojtës, thotë dr. Nik Lou, dermatolog udhëheqës në Londër.
Sipas një teorie tjeëtr, mjekrra “kaçurrele” i refuzon rrezet e dielit të cilët udhëtojnë në mënyrë drejtëvizore. Kur rrezja do të shkojë në qime të lakuar, rrezja thyhet dhe rrallë arrin deri te lëkura.

Mund të parandalohet sulm asmatik
Burrat të cilët vuajnë nga astma për shkak të polenit ose pluhurit mund të kenë dobi nga mjekrra, sepse ato i zvogëlojnë simptomet. Mustaqet që e mbulojnë hundën mund të pengojnë depërtimin e alergjenit nëpër hundë e më pas në gjoks.
Disa ekspertë mendojnë se në këtë mënyrë poleni pengohet që të hyjë në organizëm, por joe edhe pluhuri grimcat e të cilit janë mikroskopike.

E ngadalëson plakjen
Qimet në fytyrë me kalimin e kohës mund t’i ndihmojnë lëkurës që të mbetet e re dhe në gjendje të mirë. Ato e pengojnë ujin që të thahet nëpër lëkurë me çrast e mbajnë të lagur, kurse e mbrojnë edhe nga era që e thanë dhe e dëmton shtresën mbrojtëse.
Nëse vendosni kremë hidratente, ajo më gjatë do të qëndrojë nën mjekër sesa në fytyrën e rruar.

Mbron kundër gripit dhe rrufës
Mjekrra do ta ngrisë temperaturën në qafë dhe do të mbrojë kundër gripit dhe ftohjes. Qimet janë izolatorë që ngrohin. Mjekrrat e dendura dhe të gjata, të cilët e “robërojnë” ajrin e ftohtë dhe e ngrisin temperaturën në qafë dhe janë një masë ndihmëse kur burri është i sëmurë.

Pengon infekcionet e lëkurës
Kur nuk ka rruarje nuk ka as lëndime dhe skuqje. Rruaja është shkaktari kryesorë për disa infekcione bakteriale në pjesën e poshtme të fytyrës. Mund të sjellë edhe deri në prerje, qime të kthyera dhe folikulisin.
Por, si këshilla për këtë Dr. Ron Ketler thotë se mjekrra rregullisht duhet të rrregullohet që lëkura nën mjekërr të mos mbetet me ndezje nga qimet e kthyera. Po ashtu edhe duhet të pastrohet rregullisht që mos të gjenden mbetje të ushqimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit