-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Mjaft u kërkuam muslimanëve të dënojnë terrorizmin! Është fanatizëm dhe islamofobi!

Më të lexuarat

Ka një lloj rituali të caktuar ku secili nga miliarda muslimanët e botës, e sidomos ata që jetojnë në vendet perëndimore, pritet që ta kryejë menjëherë pas ndonjë incidenti dhune ku përfshihet ndonjë musliman. Është një ritual që po po vazhdonedhe me krizen e pengjeve në Sidnej, ku një sheik i vetëshpallur i quajtur Man Haron Monis mori peng disa njerëz në një kafe në qendër të qytetit.

Kjo është ajo që muslimanët dhe organizatat muslimane pritet të thonë: “Si musliman, unë e dënoj këtë sulm dhe terrorizmin në çfarëdo lloj forme.”

Kjo pritshmeri që ne kemi ndaj muslimanëve, sa për të qënë të qartë, është islamofobi dhe fanatizëm. Denoncimi është formë e kërmimit të faljes: një ndjesë nga Islami dhe muslimanët. Në këtë rast çdo musliman është i dyshuar si simpatizant i terrorizmit, përveç kur ai ose ajo thonë në mënyrë të qartë të kundërtën. Kjo do të thotë gjithashtu se çdo krim i kryer nga një musliman është përgjegjësi e të gjithë muslimanëve, thjeshtë për shkak të fesë së tyre të përbashkët. Kjo mënyrë të menduari – duke fajësuar një grup të tërë për veprimet e disa individëve, e duke supozuar më të keqën për një përson vetëm për shkak të identitetit të tij – është përkufizimi i vërtetë i fanatizmit.

Ka ardhur koha që ky ritual të marrë fund: jo muslimanët në çdo vend, e sidomos sot ata në Australi, duhet që më në fund t’i shohin gjërat saktw, që muslimanët e urrejnë terrorizmin po aq sa edhe ata, dhe nuk duhet të presin që muslimanët të provojnë pafajësinë e tyre vetëm për shkak të besimit të tyre.

Pretendimet fanatike janë e vetmja arsye pse ekziston ky lloj rituali, çka do të thotë se ruajtja e tij është ruajtje e fanatizmit. Pasi përndryshe ne nuk do të prisnim nga muslimanët që të denojnë Haron Monis-in – i cili duket qartë se është një përson i çmendur që nuk ka asnjë lidhje me grupet formale fetare – ashtu siç nuk do të prisnim nga të krishterët që të dënojnë Timothy McVeigh. Në mënyrë të ngjashme, nesë dikush fajëson të gjithë hebrenjtë, le të themi, për një veprim të ekstremistëve kolonë izraelitë në Bregun Perëndimor, ne menjëherë dhe në mënyrë korrekte do ta refuzonim këtë pozicion si paragjykues. Ne e kuptojmë se një akuzë e tillë përbën urrejtje dhe është e gabuar – por jo kur aplikohet te muslimanët.

Me fjalë të tjera, ky është një lloj standardi tjetër që ne praktikojmë vetëm për muslimanët.

Ky ritual ka filluar menjëherë pas shtatorit të vitit 2001. Muslimanët amerikanë, e po ashtu edhe muslimanët në vendet e tjera perëndimore kishin frikë se do të ishin viktima të një reagimi publik kundër njerëzve të fesë së tyre. Po ashtu edhe presidenti Xhorxh W. Bush iu frikësua kësaj, prandaj mbajti një fjalim duke u kërkuar amerikanëve që t’i trajtonin muslimanët amerikanë si bashkëqytetarë. Por, ndërsa në terma afatshkurtër nevoja për t’u ruajtur nga një reagim kundër ishte real, ai moment tani ka kaluar dhe këmbëngulja në këtë ritual po e shton islamofobinë në vend që të zvogëlojë atë, duke na kujtuar vazhdimisht supozimin se të gjithë muslimanët janë fajtorë deri sa ta vërtetojnë pafajësinë e tyre.

Mediat kanë luajtur një rol të rëndësishmë në ruajtjen e këtij rituali dhe paragjykimet pas që fshihen pas tij. Po, kjo përfshin në mënyrë të hapur stacione kabllore lajmesh islamofobe si ato në Shtetet e Bashkuara. Por përfshin gjithashtu edhe media të mëdha të njohura dhe gazetarë, të cilët transmetojnë dënimet nga ana e muslimanëve apo organizatave Muslimane të akteve të dhunës esktreme, si kriza e pengjeve në Sidnej.

Nuk ka asnjë dyshim se ky mbulim është projektuar në mënyrë të qartë e më zell për të luftuar islamofobinë e për të promovuar të drejta të barbarta për muslimanët. Nuk ka dyshim. Të gjithë në të njëjtën mënyrë! Kjo përfundon me forcimin e ritualit të dënimit si një akt i domosdoshëm, duke forcuar kështu edhe implikimet raciste të këtij rituali. Duke e trajtuar këtë gjë si lajm, mediat po u kujtojnë lexuesve dhe shikuesve të vet se muslimanët trajtohen me standarde të tjera; në mënyrë implicite përsëritet idea se ata janë fajtorë deri sa ta vërtetojnë pafajësinë e tyre dhe se ndoshta ka dicka të vërtetë në idenë e përgjegjësisë kolektive të muslimanëve për kriminelët e vetmuar që rastësisht ndajnë të njëjtën fe.

Në vend të kësaj, ne duhet t’i trajtojmë supozimet e këtij rutuali – se muslimanët mbajnë përgjegjësi kolektive, se ata janë të dyshuar si terroristë derisa të vërtetojnë të kundërtën – si një ide kategorikisht fanatike, e cila nuk ka vend në shoqerinë tonë. Nuk ka asnjë arsye të ligjshme pse grupet muslimanët duhet të dënojnë Haron Monis-in, e as nuk ka ndonjë arsye legjitime për t’i paraqitur këto dënime si lajme. Prandaj duhet t’i themi ndal!

Ne duhet t’a trajtojmë Haron Monis-in ashtu siç ai është në të vërtetë: një lunatik i çmendur. Dhe duhet t’i trajtojmë muslimanët për atë që ata janë në të vërtetë: njerëz normal, të cilët natyrisht që e dënojnë terrorizmin, e jo si njerëz të cilët pritet që ta refuzojnë dhunën sa herë që ajo ndodh.

Përktheu nga anglishtja: Enes Neza

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit