-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mizori Radovan Karaxhiq, kërkon jastëk special për kryqin që mban!

Më të lexuarat

71-vjeçari Radovan Karaxhiç, kohë më parë nga Tribunali i Hagës është dënuar me 40 vjet burg për gjenocid në Srebrenicë dhe për terror shumëvjeçar ndaj boshnjakëve të Sarajevës. Dhe, ky person kërkon nga drejtori i burgut që t’i japin një jastëk të veçantë për kryqin që mban!

Ai ka kërkuar edhe lejimin e përdorimit të aplikacioneve për video-komunikim, si Skype. Por, edhe kërkesa për jastëk, e edhe për Skype i është mohuar, transmeton Telegrafi. Në arsyetimin refuzues thuhet se aspekti i sigurisë së mjeteve të tilla të komunikimit, si Skype, nënkupton hapësira dhe kushte që duhet të përshtaten, e OKB për këtë duhet të ketë marrëveshje me Holandën.
Karaxhiqi po ankohet edhe në numrin e vizitave. Atij në fakt i është lejuar vizita vetëm një herë në muaj, por e vërteta është se një herë në muaj të burgosurit mund të presin vizitorë deri në 10 ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit