3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mitrovica heq alkoolin nga restorantet, “kallen” mediat

Më të lexuarat

Qyteti i Mitrovicës njihet si një rajon prej ku kanë dalur shtresat më të larta intelektuale të Kosovës, profesorë, shkencëtarë, artist e atdhëtarë.

Por në të njëjtën kohë, Mitrovica është qyteti ku më së tepërmi ndihet aroma e këndshme e Ramazanit.

Duke filluar ushqimet e posacme që shërbehen te ky muaj, e deri te aktivitetet që organizohen nga xhamitë dhe bashkësia fetare në vend, qyteti tash e sa vite i ndarë vetëm sa gjallërohet.

Menytë speciale të iftarit, me cmime më të arsyeshme se në cilëndo pjesë të vendit gjenden në Mitrovicë, edhe në ambiente pranë lumit Ibër.

Dhe a e dini risinë që e mësuam nga disa media “pickuese”? E paskan hequr alkoolin (lexo: nanën e gjithë të këqijave) nga raftet e restoranteve.

Kjo mjaftoi që Mitrovicën këto media ta quanin absurde, vend arab, të prirur ndaj radikalzmit.

Pasi që është Ramazan, ju urojmë që të ndoteni sa më pak nga informacionet kutërbuese si ato që mund të keni lexuar, dhe si alternativë, ju preferojmë të vizitoni Mitrovicën në këtë ditë Ramazani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit